8.4 C
Pristina
Monday, November 25, 2024

Arbnora, vajza nga Skenderaji që synon rekordin e Guinness-it

Më të lexuarat

Arbnora Fejza Idrizi nga komuna e Skenderajit po tenton ta thyejë një rekord të veçantë në Librin Guinness, me lulen më të madhe në botë të punuar nga një letër e vetme, me një diametër prej nëntë metrash. Sot Arbnora dhe ekipi i saj kanë kryer provat e fundit, dhe janë duke përgatitur materialin që t’ua dërgojnë zyrtarëve të Guinness-it.

 

Arbënora ka treguar që për këtë projekt ka marrë përkrahje nga komuna e Skenderajt dhe ka inkurajuar të rinjtë që të merren me aktivitete të tilla, sepse, siç ka thënë ajo, sot rinia ka edhe mundësi më të mëdha. Ajo ka treguar për KosovaPress se ka aplikuar edhe për rekorde të tjera se nuk do të ndalet me kaq.Ndërsa Ramiz Shala, drejtor për Kulturë, Rini dhe Sport në Komunën e Skenderajt, ka thënë se ky sukses i Arbënores është nder dhe kënaqësi për komunën e Skenderajt, dhe ka thënë se ky sukses tregon një vlerë të të rinjve të kësaj komune. Ai ka treguar se bashkë me kryetarin e kësaj komune, Bekim Jasharin, kanë i ofruar përkrahje Arbënores për ta realizuar këtë punim.

 

Gjatë këtij projekti, Arbënores i ka ndihmuar edhe profesori Agim Agushi, i cili njihet zyrtarisht si shqiptari i parë që ka thyer rekorde të Librit Guinness, si dhe ka thyer 23 rekorde botërore në 23 disiplina të ndryshme. Ai ka treguar se ndihet i priviligjuar që po e ndihmon Arbënoren në një punim të tillë dhe ka thënë se ndihet i lumtur që një vajzë nga Skenderaj pritet të hyjë në Librin e Rekordeve të Guinness-it.Agushi ka thënë se institucionet po i neglizhojnë talentet e rinj, por ai u ka bërë thirrje të rinjve që të mos dorëzohen, që tregojnë talentet e tyre në mënyrë që t’i përkrahë edhe shteti.

 

Aktualisht, lulja më e madhe në botë e punuar me një letër të vetme, ka një diametër prej pesë metrash, rekord të cilin pritet ta thyejë Arbënora Fejza Idrizi, me lulen e saj me diametër prej nëntë metrash.

 

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit