3 C
Pristina
Saturday, November 23, 2024

Arbana Xharrës me i dhënë pare Turku bëhet Turkofilja më e madhe

Më të lexuarat

Anëtarja e PDK-së kontraversja Arbana Xharra ka publikuar së fundmi një reagim ndaj qytetarëve të revoltuar me foton e Papës që gjendet në zyren e Presdentit të Kosovës Hashim Thaçi, ajo ka shkruar:

 

Fotografia e Papës në zyrën e Presidentit qenka bërë therrë e radhës në sy, si duket i tru-talibanëve dhe pseudo-sekularëve. E konsiderojnë ndoshta si minaren e fundit që duhet pushtuar dhomën e presidencës, ku ende nuk i kanë shti syretat e Babës së tyre.
E ka trashëguar nga Ibrahim Rugova, këtë ilustrim të zyrës me Papën. Edhe presidenti ka te drejtë ta vë një fotografi nga takimet e tij që i duket më sublimja – aq liri personale ka. Nga ana tjetër si simbolikë madje krijon një baraspeshë: kur gjithandej ka futë hundet portreti i Erdoganit i bën mirë imazhit te Kosovës edhe një fotografi si kjo. Edhe pse presidenti aktual më dost e ka Erdoganin se Papën. Plus ky Papa është liberal e jo Ajatollah për nga respektimi i të drejtave dhe lirive të njeriut. Në çdo aspekt pra nuk i prish punë vendit.

 

Por ka reaguar autori i fotografisë Besnik Krasniqi duke i komentuar kështu:

Arbana, 
Duke qene autor i fotos qe ma paske vjedhe, po du me te thane se une nuk jam trutaliban. Ti je e predispozune me ra ne kete kategori.
Qe pse:
Na ke pase lodhe vite rresht tu shkru kunder SHIK-ut, Kadrise e Hashimit. Ata ta mesune karakterin. Ta mesune hilen. E kuptune qe krejt fushata yte ish kane qysh me ju hi ne gji atyne. Te moren ne gji dhe tash je bo mburoje per ta.
Nese sot Erdogani e ajatullahat ta mushin gushen, neser bahesh turkofilja e talibanja ma e madhe. Kjo je ti.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit