-0.1 C
Pristina
Wednesday, December 25, 2024

Arbana Xharrën e ka rrahur burri i vet (Foto)

Më të lexuarat

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Fisnik Ismaili, i ka reaguar ish-gazetares e cila tashmë është anëtare e PDK-së, Arbana Xharrës, pasi kjo e fundit i ka thënë se është turp që një njeri trupmadh si Fisnik Ismaili të frikësohet nga kërcënimet.

Ismaili në reagimin e tij i ka përmendur edhe rastin e sulmit fizik ndaj saj duke i thënë se ” Viktimizim është me të rrehë burri, e ti me dalë me ia lanë fajin tjetërkujt”.

Reagimi i plotë i Fisnik Ismailit:

Arbana Xharra, nanuq, jam pas kërrcënue unë edhe ma herët prej atyne dostave tu në plot raste, i kam publikue edhe i kam paraqitë në polici, sikur edhe këtë rastin mbramë. Unë dallime mes të dhunshmëve s’baj, edhe e them drejtpërdrejtë.

Viktimizim është me të rrehë burri, e ti me dalë me ia lanë fajin tjetërkujt. Kur të mësohesh me i denoncue krejt gjestet e dhunshme njajtë, pa dallim, e posaçërisht rastin tand që, mbas do fotove viktimizuese, kurrë ma një herë s’u çel muhabeti se kush ta bani.

Nuk je në pozitë me e shfrytëzue këtë situatë, për me u mundue me i tregue krejtve se je njeri i mirë e i drejtë. Në momentin që je futë qatje ku je, e prej momentit që ke vazhdue me qenë me ta, ti veç ke rrejtë pandërpre, edhe s’ka Domestos që të lan ty. Hujdisi punët tua në shpi, nanuq, pa mu drejtue mue.

P. S. 120 killa i kam tash, me profesion deputet, jo ninxhë. Veprat e trimnisë i kam krye në vaktin kur shefat tu rrijshin në Rogner. Mos u merr me mue, se xhixha.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit