Edhe pse kanë kaluar zgjedhjet, vazhdon fushata e egër e disa eksponentëve nga Maqedonia dhe rajoni kundër Lëvizjes Besa, e cila në zgjedhjet e para pas themelimit kërcënoi seriozisht fitoren e BDI-së. Rritja e rejtingut të Lëvizjes Besa pas zgjedhjeve dhe pozicionimi si parti e parë shqiptare në anketat e fundit, ka bërë që kjo fushatë të egërsohet edhe më shumë. Përveç akuzave nga BDI-ja dhe njerëz të afërt të saj në Maqedoni, pjesë e kësaj fushate janë edhe gazetarët kontrovers nga Kosova, Berat Buzhala dhe Arbana Xharra. Së fundmi, në emisionin Rubikon në KTV, Xharra drejtoi një sërë shpifjesh drejt përfaqësuesit të Lëvizjes Besa Zeqirija Ibrahimi për tema të ndryshme. Por prej ku “inspirohen” gazetarët nga Kosova që të merren me një parti politike nga Maqedonia?
Këtë e zbuloi pa dashur vetë Arbana Xharra në emisionin e mbrëmshëm Rubikon në KTV. Për shumicën e akuzave ndaj Besës, ajo thirrej në mediat e kreut të organizatës terroriste FETO, Fetullah Gylen. Për një moment gjatë emisionit ajo edhe publikisht iu referua mediave të Gylenit në Turqi, për akuzat ndaj Besës.
Ibrahimi pyeti nëse Xharra ka ardhur në emisionin për të bërë avokatin e Gylenit, pas çka pasoi zmbrapsje dhe arsyetime nga gazetarja Xharra.
Edhe nga veprimtaria e mëhershme e Arbana Xharrës jep indikacione të qarta se axhenda e saj është e porositur dhe financuar nga organizata e Fetullah Gylenit. Ajo edhe më herët kishte lavdëruar hapur Gylenin duke thënë se është bërë mankth për Erdoganin.
http://zeri.info/aktuale/99391/arbana-xharra-levizja-gylen-makth-per-erdoganin/
Ndërsa si indikacion më i hapur ishte tifozllëku i saj për Puçin antikushtetues të udhëhequr nga Lëvizja e Gylenit më 15 korrik në Turqi. Ajo përmes llogarisë së saj në Facebook i gëzohej grushtshtetit nga Gyleni, gjatë të cilit humbën jetën qindra civilë turq.