Filmi “Mrekullia në qelinë nr. 7” është njëri nga filmat e fundit në platformën Netflix, që ka marrë zemrën e shumë shikuesve të filmit në gjithë botën.
Ky film i vitit 2019, trajton raportin mes një babai me ngecje në intelegjencë dhe vajzës së tij.
Pjesa më dramatike e tij është vuajtja e një krimi që nuk e ka kryer nga babai, për çfarë edhe dënohet me vdekje, por që siç e do zakoni në filmat turk, ai në fund i shpëton dënimit dhe bashkohet me vajzën e tij.
I mbushur me momente të ndjeshme e situata të shumta emocionale, filmi po përlot shumë shikues.
Por, kjo gjë nuk i ka ndodhur edhe gazetares së dikurshem dhe politikanes jetëshkurtër, Arbana Xharrës, e cila tashmë jeton në ShBA.
Ajo ka deklaruar se jo që nuk ka qarë gjatë filmit, por ka qeshur vazhdimisht.
“E pashë filmin turk. Ma thej tybe. Jo që nuk derdha ndonjë lot. Stokferollha. Po kam qesh krejt filmin. Diqysh më pëlqen kur vuan Turqia”, ka thënë ai.
Për dallim nga Xharra, kryetari i AKR’së, Behgjet Pacolli, ka vlerësuar lart filmin dhe ka porositur publikun që të mos e humbin shpresën.
Per ta pare videon e plote kliko reklamen;