Anëtarja e PDK-së, Arbana Xhara, përmes një statusi në Facebook, ka “sulmuar” Lëvizjen Vetëvendosje.
Sipas saj, kushdo që nuk është me ta shpallet tradhtar, hajn, antishqiptar e kriminel.
Ky është statusi i plotë i Xharrës:
Krejt “atdhedashuria” e “patriotizmi” ne Vetevendosje ka mbete. Kush nuk eshte me ta, shpallet tradhetar, hajn, antishqiptar, kriminel. Tash tema e korrupsionit s’po iu pin uje, se doli qe i doni paret edhe mire bile. Me cka po e bini diasporen, kush po iu paguan aeroplanat e jahtat?!!