Koha Islame: Si e komenton Labinota fyerjen që ish gazetarja Arbana Xharra para disa kohe në një emision debativ në KTV ua bëri shqiptarëve të Maqedonisë duke i quajtur ato “mongol”?
Labinota Demi Murtezi: Këto dhe çështje të tjera si kjo, as nuk ja vlen të komentohen. Eshtë fyerje e rëndë që dinë të bëjnë njerëzit që me çdo kusht dhe pa asnjë përgjegjësi morale publike flasin të paqena e ofendojnë edhe kombin e racën e tyre. Këto raste sporadike janë specie që me çdo kusht dhe pa asnjë kriter, e kërkojne qendren e vëmendjes, ndonjëhere edhe duke dalë kunder vetvetes dhe bashkëkomabasve.