Anëtarja e PDK-së, Arbana Xharra, i ka goditur sërish Lëvizjen Vetëvendosje për manipulimin e të rinjve, sikurse më parë e cila përzihej në politikën e Maqedonisë ashtu siç ja servonte BDI, e cila me mllef fliste kundra Lëvizjes BESA, duke shpifur për çdo llojë veprimi të Besës.
Përmes një postimi në llogarinë e saj në Facebook, duke marrë si shkas lajmet e rrejshme që po i prodhojnë të rinj të Lëvizjes Vetëvendosje, Xharra ka thënë se të rinjtë aty janë krejtësisht të zhveshur prej vullnetit personal dhe se ligje për ta janë rregulloret e Vetëvendosjes dhe jo ligjet e shtetit.