-2.4 C
Pristina
Thursday, December 19, 2024

Arafati dita e lutjeve për njeri tjetrin -Justinian Topulli

Më të lexuarat

Jeta dhe përvoja tregojnë në mënyrë absolute se kur përmbushet dobia dhe interesi i përgjithshëm ajo është njëkohësisht edhe dobi e interes individual e lokal. Ndërsa jo çdo interes dhe dobi individuale e lokale është edhe interes i përgjithshëm. Madje ekzistenca e një interesi dhe dobie lokale është e brishtë dhe e cenueshme nëse ajo nuk është interes dhe dobi e përgjithshme.

Interesi dhe dobia e përgjithshme është ai që i mbron, i forcon dhe i shton interesat dhe dobitë individuale e lokale, dhe jo e kundërta.
Për këtë kemi edhe mjaft argumente nga feja, duke nisur që nga ajetet dhe hadithet, të cilat flasin për bashkimin, unitetin dhe mos përçarjen, pikërisht edhe për shkak se përçarja dhe mos bashkimi në qëndrime dhe veprime sjell edhe dëmin e përgjithshëm, për rrjedhojë edhe dëm individual dhe lokal. Por këtu do të përmendim vetëm një hadithi, në të cilin Profeti (alejhi salatu ue selam) thotë:
“Nuk bën vaki që një musliman të lutet për vëllain e tij në fshehtësi, e që engjëlli të mos thotë: “Dhe ti ke të njëjtën gjë (siç i je lutur për të).” (Muslimi 2732)
Ky hadithi tregon mjaft qartë që nëse muslimanët luten me sinqeritet për njeri-tjetrin dhe ua duan të mirën njeri-tjetrit pa hile, atëherë e njëjta e mirë u vjen edhe atyre dhe është njëlloj sikur ata janë lutur për veten e tyre. Ky hadith vlen akoma më shumë kur lutja përfshin më shumë se një besimtar, kur përfshinë mbarë bashkësinë, interesin dhe dobinë e tyre.
Dhe kjo vlen për çdo gjë, aq më tepër për interesin dhe dobinë e fesë dhe thirrjes islame. Kush e kupton këtë, reflekton dhe del përtej interesit të ngushtë individual apo lokal.
Arafati është dita kur duhet të lutemi më shumë për njeri-tjetrin dhe të vendosim të punojmë me vendosmëri për të mirën dhe interesin e bashkësisë sonë të madhe e të përbashkët.

Hoxhë Justinian Topulli

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit