4.4 C
Pristina
Sunday, December 22, 2024

Arabia Saudite shpall një koalicion të ri global për krijimin e shtetit palestinez

Më të lexuarat

Akti që pason premtimin e Bin Salmanit: Kurrë njohje të Izraaelit pa kushtin kryesor

Kryediplomati i Arabisë Saudite njoftoi nisjen e një nisme të re për të krijuar një shtet palestinez dhe për të mbledhur mbështetje për zbatimin e një zgjidhjeje me dy shtete, pasi dekada përpjekjesh ndërkombëtare dështuan, duke e çuar rajonin në prag të një lufte gjithëpërfshirëse.

Aleanca Globale për Zbatimin e zgjidhjes me dy shtete u zbulua gjatë fjalimit të Princit Faisal bin Farhan në një takim që përfshinte Ligën Arabe, Organizatën e Bashkëpunimit Islamik (OIC) dhe Norvegjinë.

Princi Faisal tha se takimi i parë do të mbahet në Riad. Kryediplomati europian Josep Borrell, tha se takimet e para pasuese do të mbaheshin gjithashtu në Riad dhe Bruksel.

Princi Faisal shtoi se nisma ishte një përpjekje e përbashkët arabe dhe evropiane. “Ne do të bëjmë çdo përpjekje për të arritur një plan të besueshëm dhe të pakthyeshëm për paqe të drejtë dhe gjithëpërfshirëse,” tha ai.

Ministri i Jashtëm saudit ripohoi nevojën për të lëvizur kolektivisht për të marrë vendime që do të çojnë në rezultate të prekshme drejt një armëpushimi të menjëhershëm dhe zbatimit të një zgjidhjeje me dy shtete, “i pari i së cilës duhet të jetë një shtet i pavarur palestinez”.

Izraeli ka bombarduar Gazën dhe e ka kthyer atë në gërmadha që kur filloi një përgjigje ndaj sulmit të Hamasit të 7 tetorit.

Princi Faisal tha se lufta në vazhdim ka rezultuar në një katastrofë shkatërruese humanitare për shkak të krimeve izraelite dhe në Bregun Perëndimor, Xhaminë Al-Aksa dhe vende të tjera të shenjta myslimane dhe të krishtera.

Princi Faisal theksoi gjithashtu se e drejta për vetëmbrojtje nuk justifikon vrasjen e dhjetëra mijëra civilëve, zhvendosjen e detyruar, përdorimin e urisë si mjet lufte, çnjerëzim dhe torturë sistematike, duke përfshirë dhe dhunën seksuale dhe krime të tjera të dokumentuara nga Ushtria izraelite.

Arabia Saudite ka thënë vazhdimisht se nuk do të vendosë marrëdhënie diplomatike me Izraelin pa krijimin e një shteti palestinez të bazuar në kufijtë e vitit 1967 me Jerusalemin Lindor si kryeqytet.

Megjithatë, Izraeli nuk ka treguar interes për ta bërë këtë. Një shumicë dërrmuese e Knesset votoi kundër një zgjidhjeje me dy shtete, ndërsa qeveria e kryeministrit Benjamin Netanyahu vazhdimisht refuzon angazhimin për ta bërë këtë.

Princi i kurorës saudite, Mohammed bin Salman, javën e kaluar tha se Riadi nuk do ta njihte Izraelin pa një shtet palestinez dhe dënoi ashpër “krimet e okupimit izraelit” kundër popullit palestinez.

“Mbretëria nuk do të ndalojë punën e saj të palodhshme drejt krijimit të një shteti të pavarur palestinez me Jerusalemin Lindor si kryeqytet dhe ne pohojmë se Mbretëria nuk do të vendosë marrëdhënie diplomatike me Izraelin pa këtë,” tha Bin Salman. /tesheshi.com/

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit