13.1 C
Pristina
Monday, September 30, 2024

Arabia Saudite pret Haxh të jashtëzakonshëm dhe të sigurt sivjet

Më të lexuarat

Arabia Saudite tha se presin një haxh “të jashtëzakonshëm” dhe “të sigurt” këtë vit, raporton Anadolu.

“Të gjitha përgatitjet premtojnë mirë. Ne jemi optimistë për këtë sezon të Haxhit,” tha Sheikh Abdulrahman Al-Sudais, kreu i Presidencës së Përgjithshme për Çështjet e Dy Xhamive të Shenjta, për kanalin televiziv shtetëror Al-Ekhbariya gjatë vikendit.

Ai tha se haxhi i këtij viti do të jetë “i jashtëzakonshëm, i dalluar dhe i sigurt”.

Vendet e shenjta do të presin mbi dy milionë pelegrinë muslimanë këtë vit.

Arabia Saudite mbajti Haxhin me kufizime në tre vitet e fundit për shkak të shpërthimit të COVID-19. /mesazhi

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit