9.2 C
Pristina
Thursday, December 19, 2024

Arabia Saudite: Përdorimi i rezervave emergjente të naftës do të shkaktojë probleme në muajt e ardhshëm

Më të lexuarat

“Të gjithë po flasin për një recesion të fortë, është e rëndësishme të mbrohesh për më të keqen”, tha ministri i Energjisë i Arabisë Saudite, Abdulaziz bin Salman

Ministri i Energjisë i Arabisë Saudite, Abdulaziz bin Salman, tha se përdorimi i rezervave emergjente të naftës do të shkaktojë probleme në muajt e ardhshëm, transmeton Anadolu Agency (AA).

Ministri Abdulaziz bin Salman foli në Konferencën e 6-të të Iniciativës për Investimet e Ardhshme të organizuar në kryeqytetin saudit Riad nga Fondi i Investimeve Publike të Arabisë Saudite (PIF).

Ai u shpreh se është detyrë e tij të paralajmërojë lidhur me përdorimin e rezervave strategjike.

“Mbarimi i stoqeve rezervë ka pasoja të rrezikshme. Përdorimi i rezervave emergjente të naftës do të shkaktojë probleme në muajt e ardhshëm. Të gjithë po flasin për një recesion të fortë, është e rëndësishme të mbrohesh për më të keqen. Gjithmonë duhet të jemi të përgatitur për më të keqen”, tha ai.

Ministri saudit bëri të ditur se po përjetohen probleme në zinxhirin furnizues të Evropës dhe se Arabia Saudite po zhvillon bisedime me qeveritë evropiane për tejkalimin e krizës. Më tej ai shtoi se “muajt e ardhshëm do të sigurojnë naftë për të gjithë ata që kanë nevojë”.

SHBA-ja kishte njoftuar se ka planifikuar të vendosë në përdorim 15 milionë fuçi nafte nga rezervat strategjike të naftës.

Në një deklaratë të bërë më 19 tetor nga Shtëpia e Bardhë, ishte njoftuar se presidenti amerikan, Joe Biden, më 26 tetor do të njoftojë veprimet e reja për forcimin e sigurisë, inkurajimin e prodhimit dhe për të ulur koston e energjisë së SHBA-së.

Po ashtu në deklaratë ishte vënë në dukje se Departamenti i Energjisë do të publikojë njoftimin për shitjen e 15 milionë fuçive nga rezerva strategjike e naftës, që të dorëzohen në muajin dhjetor.

Plani i administratës së presidentit Biden për të shitur më shumë naftë nga rezervat strategjike ka ardhur pas vendimit të Organizatës së Vendeve Eksportuese të Naftës (OPEC) dhe grupit OPEC+ për të reduktuar me 2 milionë fuçi prodhimin ditor të naftës duke filluar që nga nëntori.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit