Bangladeshi miratoi një projekt për ndërtimin e qindra xhamive në sajë të miliarda dollarëve fonde të Arabisë Saudite.
Autoritetet i hapën dritën jeshile këtë javë ndërtimit të 560 xhamive, një në çdo qytet në këtë shtet me shumicë myslimane.
“Xhamitë e ndërtuara me fonde saudite do të pajisen me salla studimi, biblioteka dhe qendra kulturore me dëshirën për shërbyer si model për besimtarët”, tha për median Shamim Afzal, kreu i Fondacionit Islam, një organizatë publike.
“Një ide e përkryer për të përhapur njohuri të vërteta të fesë Islame”