2.2 C
Pristina
Wednesday, December 25, 2024

Arabia Saudite, Libia, Kuvajti dhe Maroku dënojnë sulmin ndaj Kuranit në Danimarkë

Më të lexuarat

Arabia Saudite, Libia, Kuvajti dhe Maroku e kanë cilësuar si një akt provokativ kundër muslimanëve në muajin e Ramazanit sulmin ndaj Kuranit në Danimarkë dhe e kanë dënuar fuqimisht këtë veprim

Arabia Saudite, Libia, Kuvajti dhe Maroku e kanë cilësuar si një akt provokativ kundër muslimanëve në muajin e Ramazanit sulmin ndaj Kuranit në Danimarkë dhe e kanë dënuar fuqimisht këtë veprim, transmeton Anadolu.

Përmes një deklarate me shkrim nga Ministria e Jashtme e Arabisë Saudite, është reaguar ndaj djegies së Kuranit nga një grup ekstremist në Danimarkë.

“Nevojitet përmirësim i vlerave të dialogut, tolerancës dhe respektit. Arabia Saudite refuzon çdo gjë që do të përhapë urrejtjen, ekstremizmin dhe përjashtimin”, thuhet në deklaratë.

– Libia

Sulmin në fjalë e ka dënuar edhe qeveria e unitetit kombëtar të Libisë.

Në një deklaratë nga Ministria e Jashtme thuhet se djegia e Kuranit kryesisht në muajin e Ramazanit është një sulm i hapur dhe një akt racist i cili provokon ndjenjat e muslimanëve në të gjithë botën.

“Ky akt i rrezikshëm nxit dhunën dhe urrejtjen, thuhet në deklaratën ku komunitetit ndërkombëtar i bëhet thirrje që të marrë përsipër përgjegjësitë e tij si dhe të qëndrojë përballë retorikës së urrejtjes dhe akteve islamofobike që bëhen në mënyrë sistematike.

– Kuvajti

Edhe ministria e jashtme e Kuvajtit në një deklaratë me shkrim, ka dënuar ashpër sulmin e kryer ndaj Kuranit në Kopenhag, kryeqytetin e Danimarkës.

Në deklaratë sulmi cilësohet si “një hap i ri provokativ që do të nxisë ndjenjat e muslimanëve në mbarë botën kryesisht në muajin e ramazanit” dhe nga të gjitha vendet dhe organizatat ndërkombëtare, kërkohet që të përmbushin përgjegjësitë e tyre për ndalimin e këtyre akteve që përsëriten ndaj simboleve dhe të shenjtave të muslimanëve si dhe që të kërkohet llogari nga autorët.

– Maroku

Sulmin e kryer ndaj Kuranit në Danimarkë e ka dënuar ashpër përmes një deklarate edhe Ministria e Jashtme e Marokut.

Në deklaratën e ministrisë sulmi cilësohet si një akt provokues dhe i neveritshëm që dëmton ndjenjat dhe të shenjtat e mbi një miliard muslimanëve veçanërisht në muajin e Ramazanit. Më tej në deklaratën ku sulmi konsiderohet i “papranueshëm” dhe autoriteteve daneze u bëhet thirrje që të luftojë me “sjellje të tilla të papërgjegjshme dhe nxitëse” dhe të mos lejojë që kjo të përsëritet me asnjë arsye.

Po ashtu edhe Katari dhe Jordania e kanë dënuar sulmin me deklaratat e tyre të bëra më parë.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit