10.5 C
Pristina
Tuesday, November 26, 2024

Arabia Saudite lejon haxhillëkun e pelegrinëve nga Katari pavarësisht krizës së Gjirit

Më të lexuarat

Mbretëria e Arabia Saudite do të hapë kufijtë e saj me Katarin për të lejuar pelegrinët që të kryejnë haxhillëkun duke shënuar kështu një progres në krizën disamujore mes dy vendeve të Gjirit…

Mbretëria e Arabia Saudite do të hapë kufijtë e saj me Katarin për të lejuar pelegrinët që të kryejnë haxhillëkun duke shënuar kështu një progres në krizën disamujore mes dy vendeve të Gjirit.

Agjencia zyrtare saudite e lajmeve (SPA) raportoi të enjten se pelegrinët kataras do të lejohen të hyjnë në Arabinë Saudite nga toka ose nëpërmjet dy aeroporteve dhe se shpenzimet e tyre do të mbulohen nga Mbreti Salman bin Abdulaziz, që ka urdhëruar personalisht mbrëmjen e të mërkurës rihapjen e kufijve me Katarin.

Sipas të njëjtit burimi, pika kufitare “Salwa” do të jetë e hapur për qytetarët e Katarit, që dëshirojnë të kryejnë pelegrinazhin vjetor, pa pasur nevojë për një leje elektronike.

Njoftimi në fjalë, i cili thekson gjithashtu se katarasit, që dëshirojnë të kryejnë haxhillëkun, do të jenë të mirëpritur edhe në dy aeroportet e Mbretërisë së Arabisë Saudite, erdhi pas një takimi midis Princit të Kurorës Saudite, Mohammed bin Selman dhe Sheikut Abdullah bin Ali bin Abdullah bin Jassim al-Thani, një anëtar i familjes mbretërore të Katarit.

Disa ditë më parë, Katari akuzoi sauditët për politizim të haxhillëkut dhe iu drejtua raportuesit special të Kombeve të Bashkuara për Lirinë e Besimit duke shprehur shqetësimin për pengesat, me të cila po ballafaqoheshin qytetarët e tij, që dëshirojnë të marrin pjesë në haxhillëk këtë vit.

Në fillim të qershorit, Arabia Saudite, Emiratet e Bashkuara Arabe, Bahrejni dhe Egjipti ndërprenë marrëdhëniet diplomatike dhe tregtare me Katarin duke pretenduar se ky vend mbështet ekstremistët. Ndërsa Katari i mohon akuzat dhe i vlerëson ato si të motivuara politikisht.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit