Gjykata mbretërore e Arabisë Saudite ka njoftuar se me dekret është lejuar që gratë të furnizohen me patent shoferi dhe të ngasin makinat
ANKARA (AA) – Të martën, mbreti saudit lëshoi një dekret me të cilin lejon gratë të ngasin makina, raporton Anadolu Agency (AA).
Mediat shtetërore saudite raportuan se mbreti saudit Salman bin Abdul Aziz al-Saud lejoi gratë të shkojnë në auto-shkollë që të furnizohen me patent shoferi.
Gjykata mbretërore e Arabisë Saudite ka njoftuar se me dekret është lejuar që gratë të furnizohen me patent shoferi dhe të ngasin makinat.
Dekreti Mbretëror pritet të zbatohet deri në qershor të vitit 2018.
Ky vendim u mundëson grave në atë vend që për herë të parë në histori të ngasin makina.