-0.3 C
Pristina
Sunday, December 22, 2024

Arabia Saudite edhe më tej ul çmimin e naftës

Më të lexuarat

Rënja e çmimit të naftës pas vendimit të Arabisë Saudite për të mbrojtur pjesën e vet të tregut, do të reflektojë tek prodhuesit sikurse në SHBA-të të cilët nxjerrin naftën nga rëra argjilore. Për këtë shkak gjatë viteve do të pasojë rënja më e madhe e prodhimit në çerek shekullin e fundit, ka publikuar Agjencioni ndërkombëtar për energjetikë (IEA). Lirimi i naftës poashtu ka ndikuar në shpenzuesit, ashtu që rritja për kërkesat e naftës në këtë vit do të duhej të arrijë nivelin më të lartë në pesë vitet e fundit, theksohet në raportin mujor të IEA-së.

Tregu i naftës gjatë vitit të kaluar ishte nën ndikimin e vendimit të Organizatës së vendeve eksportuese të naftës(OPEK), udhëhequr nga Arabia Saudite, do të ruajë ndikimin e vet dhe do të kundërvihet prodhuesve të naftës nga rëra argjilore, e cila do të zvogëlonte varshmërinë e SHBA-ve nga importi i naftës, e cila do të mund të ndryshojë dinamikën globale të naftës në botë. Çmimi i lartë i naftës prej mbi 100 dollar për barel në vitin 2013 kanë mundësuar prodhuesve amerikan të naftës nga rëra argjilore të zbatojnë teknologjinë e shtrenjtë për eksploatimin e naftës së padisponueshme e cila mundësoi rritjen e rezervave në SHBA-të, të cilët janë shpenzuesi më i madh i naftës në botë.

Megjithatë, duke marr parasysh se Arabia Saudite dhe partnerët e saj nga OPEK-u kanë refuzuar të zvogëlojnë prodhimtarinë, çmimet e naftës kanë ra nga mbi 100 dollar për barel (1 barrel = 119.25l) në 45 dollar, çmim që është më i ultë në gjashtë vitet e fundit. Industria e naftës, sipas theksimeve të IEA-së filloi në ndërkohë të reagojë në çmimet e ulëta të naftës me zvogëlimin e prodhimit. “Prodhimtari amerikane e naftës ndoshta do të bart barrën e uljes së çmimit. Pas prodhimtarisë rekorde të naftës prej 1,7 milion barel në ditë në vitin 2014, ulja më e re e çmimit të naftës e siguri do të parandalojë rritjen e prodhimtarisë së naftës në Shtetet e Bashkuara të Amerikës”.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit