-1 C
Pristina
Sunday, November 24, 2024

Arabia Saudite, dyqanet mund të punojnë edhe gjatë kohës së faljes

Më të lexuarat

Autoritetet saudite kanë sjellë një vendim me të cilin dyqanet lejohen të jenë të hapura 24 orë në ditë, duke përfshirë dhe kohën e faljes së namazit.

Agjencia zyrtare saudite e lajmeve SPA njoftoi se Këshilli i Ministrave ka mbajtur një takim me të cilin ka kryesuar mbreti saudit, Salman bin Abdulaziz Al-Saud. Në takim u soll vendimi që lejon funksionimin e vazhdueshëm të lokaleve afariste, duke përfshirë kohën e faljes së namazit, gjë që më parë nuk ishte praktikë në këtë vend.

Pronarët e lokaleve afariste që duan dyqanet e tyre të jenë të hapura gjatë natës dhe gjatë faljes së namazit do të duhet të dërgojnë një kërkesë në ministri. Pas përfundimit të vlerësimit, lëshohet një leje për punë 24 orë në ditë.

Me këtë vendim të autoriteteve saudite, i jepet fund një praktike në vend, gjë që nënkuptonte mbylljen e lokaleve afariste gjatë thirrjes së ezanit dhe faljes së namazit.

Zyrtarët sauditë besojnë se praktika e re do të jetë në të mirën e qytetarëve dhe do të hapë horizonte të reja në jetën e biznesit të këtij vendi.

Gjithashtu thuhet se shembujt global të dhënies së lejes së punës 24-orëshe tregojnë se praktika të tilla pozitivisht ndikojnë në ekonominë e vendit./AA

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit