-0.5 C
Pristina
Sunday, November 24, 2024

Arabia Saudite do të vendosë sërish karantinimin mbarëkombëtar përgjatë Bajramit

Më të lexuarat

Arabia Saudite ka njoftuar izolim të ri 24-orësh në mbarë vendin, duke filluar nga 23 maj dhe gjatë festave të Bajramit, për të kontrolluar përhapjen e koronavirusit, tha të martën agjenciashtetërore e lajmeve SPA, duke cituar Ministrinë e Brendshme.

Mbretëria Saudite muajin e kaluar kishte lehtësuar masat e bllokimit gjatë muajit të shenjtë islamik të Ramazanit, i cili filloi nga 23 Prilli, shkruan CNN, transmeton lajmi.net.

Me rritjen e numrit të testimeve, rastet e koronavirusëve të raportuar vazhdojnë të rriten në Arabinë Saudite. Të mërkurën, të paktën 1,905 raste të reja u raportuan, duke sjellë numrin e përgjithshëm të rasteve në mbi 45,000, me 273 vdekje, tha Ministria Saudite e Shëndetit.

Mbi 500,000 teste janë kryer deri më tani në vend. Me rastet në rritje, autoritetet u kanë bërë thirrje banorëve që të kufizojnë tubimet, një zakon i rëndësishëm gjatë festave të Ramazanit dhe Bajramit.

Derisa disa vende në Lindjen e Mesme po lëvizin drejt lehtësimit të kufizimeve, të tjerët janë dyfishuar masat e bllokimit. /Lajmi.net/

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit