Procedura në fjalë, sipas njoftimit, do të fillojë nga 9 shkurti 2022
Ministria e Haxhit dhe Umres e Arabisë Saudite njoftoi se ka përditësuar procedurat e hyrjes në vend për të ruajtur shëndetin e vizitorëve të umres, transmeton Anadolu Agency (AA).
Në një njoftim ministria theksoi se pavarësisht nga statusi i imunitetit të tyre, nga ata që do të vizitojnë vendin për umren ose vizitë të thjeshtë do të kërkohen teste negative të miratuara PCR ose të antigjenit të bëra brenda 48 orëve të fundit.
Procedura në fjalë, sipas njoftimit, do të fillojë nga 9 shkurti 2022.
Arabia Saudite më 10 tetor 2021 njoftoi se vetëm personat me 2 doza të vaksinës kundër COVID-19 do të mund të kryejnë umren dhe adhurimet e tyre.
/aa/