1.4 C
Pristina
Thursday, December 26, 2024

Arabia Saudite do të jetë ‘motor kyç i tregtisë globale me eksporte që arrijnë në 354 miliardë dollarë deri në vitin 2030’

Më të lexuarat

Arabia Saudite do të jetë një shtytës kryesor i rritjes së tregtisë globale me eksportet e saj të parashikuara të zgjerohen me një normë mesatare vjetore prej më shumë se 7 përqind në 354 miliardë dollarë deri në vitin 2030, pasi vendi diversifikon ekonominë e tij larg naftës, tha Standard Chartered në një raport këtë të marte.

Metalet dhe mineralet, plastika dhe goma, kimikatet dhe produktet farmaceutike do të dominojnë eksportet e mbretërisë gjatë dekadës së ardhshme, me Indinë, Kinën dhe Korenë e Jugut që janë tregjet kryesore të eksportit, sipas Standard Chartered.

“Në Arabinë Saudite, diversifikimi i sektorëve të eksportit larg naftës do të jetë nxitësi kryesor i performancës së saj tregtare në dekadën e ardhshme,” tha Yazaid Al Salloom, shefi ekzekutiv i Standard Chartered Bank Saudi Arabia.

“Ekziston një mundësi me potencial të lartë për rritje jashtë kufinjë, veçanërisht në Indi, Kinë dhe Korenë e Jugut, të cilat parashikohen të jenë koridoret kryesore tregtare për vendin.”

Arabia Saudite, ekonomia më e madhe e botës arabe, është e fokusuar në diversifikimin e ekonomisë së saj – jashtë naftës – si pjesë e programit të saj Vizioni 2030. Mbretëria arabe po zhvillon projekte në të gjithë sektorët, duke përfshirë pasuritë e paluajtshme, petrokimikat, transportin dhe mikpritjen për të tërhequr investime dhe për të rritur punësimin.

Projektet e reja përfshijnë Neom – i cili është një qytet futuristik në vlerë prej 500 miliardë dollarësh që përfshin një rezervë natyrore, shkëmbinj nënujorë koralorë dhe zona të trashëgimisë në një numër ishujsh në Detin e Kuq – dhe Qiddiya, që është një projekt i madh argëtimi dhe sporti.

Kompania Zhvillimore të Detit të Kuq (The Red Sea Development Company), po ndërtojnë gjithashtu një projekt mega-turizmi në bregun perëndimor të Arabisë Saudite.

Eksportet globale pothuajse do të dyfishohen në 29.7 trilion dollarë nga 17.4 trilionë dollarë gjatë dekadës së ardhshme me 13 tregje, duke përfshirë Arabinë Saudite, Emiratet e Bashkuara Arabe, Indonezinë, Nigerinë, Kinën, Indinë, Korenë e Jugut dhe Keninë, duke nxitur rritjen, raporton Standard Chartered.

“Globalizimi do të nxisë dekadën e ardhshme të rritjes,” tha huadhënësi në raportin e tij, i cili bazohet në një analizë të të dhënave historike të tregtisë dhe parashikimeve deri në vitin 2030, si dhe njohuri nga më shumë se 500 drejtues të lartë të kompanive në mbarë botën.

“Pavarësisht inictiativës së fundit drejt themelimit, korridoret e rritjes të së ardhmes nuk do të jenë vetëm ndër rajonale – por njëherit ato do të jenë edhe globale. Iniciativat përfshijnë Afrikë-Azinë Lindore, ASEAN-Azinë Jugore, Azinë Lindore-Evropë, Azinë Lindore-Lindje të Mesme, Azi Lindore-Evropë dhe Azia Jugore-SHBA”, tha huadhënësi.

Rritja e investimeve do të rrjedhë përmes Azisë, Afrikës dhe Lindjes së Mesme, me 82% të të anketuarve që do të konsiderojnë vendndodhje të reja prodhimi në këto rajone në pesë deri në 10 vitet e ardhshme.

Raporti zbuloi gjithashtu një prirje të rëndësishme drejt adoptimit të praktikave të qëndrueshme tregtare në përgjigje të shqetësimeve klimatike dhe një valë në rritje të konsumit të ndërgjegjësuar.

Ndërkohë që pothuajse 90% e drejtuesve të korporatave janë të vetëdijshëm për nevojë që ekziston për të zbatuar këto praktika në të gjithë zinxhirët e tyre të furnizimit. Vetëm 34%e drejtuesve e renditën atë, nën “tre të parat” pritoritete, të cilat kanë nevojë për zbatim gjatë 5 deri në 10 vitet e ardhshme./theNational/

Përkthehu: EKONOMIA ISLAME

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit