8.1 C
Pristina
Monday, November 18, 2024

Arabia Saudite do ta shpërblejë Muhamed Salah me një pjesë të tokës në Meke

Më të lexuarat

Kryetari i Bashkisë së Mekës, Fahd Al – Rouky ka thënë të hënën se planet e tij janë që futbollistit nga Egjipti, Muhamed Salah ti jap një pjesë të tokës në Meke, si një gjest urimi për lojtarin pas fitimit të titullit “Lojtarit më i mirë i vitit të Premierë Ligës “, duke shënuar 41 gola dhe 13 asistime, në sezonin e tij të parë me Liverpulin, raportoi gazeta saudite “Sabq”.

Al-Rowky i tha Sabq se shqyrtohen disa opsione se si të japin këtë dhuratë. “Ka disa zgjedhje në lidhje me dhënien e kësaj pjese të tokës. Mënyra për të shkuar do të përcaktohet nga kapiten Muhamed Salah si dhe nga sistemi saudit. Nëse sistemi saudit lejon që toka të jetë pronë e Salahut, atij do t’i jepet një pjesë e tokës në Mekën e shenjtë jashtë Haramit. Opsioni tjetër do të jetë që të ketë një xhami të ndërtuar në atë tokë në emër të tij. “Ai shtoi se opsioni i tretë është shitja e pjesës së tokës dhe dhënia e të hollave, nëse ai dëshiron.

Al-Rouky shtoi se ai ishte nxitur për dhënien e tokës futbollistit Salah për të treguar mbështetjen e tij për të rinjtë me potencial dhe për tu treguar se kush duhet të jetë modeli juaj.

Rouky tha se kjo lëvizje është një vlerësim për Salah-n dhe për sjelljet e tij të lëvdueshme, duke shtuar se “Mbreti Egjiptian” është një thirrës i mrekullueshëm për Islamin në Britani.

Muhamed Salah ishte zgjedhur për sezonin 2017/2018 Lojtari më i mirë i Premier Ligës nga Associacioni i Futbollistëve Profesionist, pasi ka shënuar 41 gola në sezonin e parë si debutues. Ai ka marrë edhe shumë tituj të tjerë të rëndësishëm.

Muhamed Salah i ka marrë zemrat e botës për shkak të sjelljeve të tij dhe akteve të tija bamirëse, përveç aftësive të jashtëzakonshme në futboll. Bota nuk është kursyer për të treguar dashurinë ndaj Salah. Një restorant Libanez i Falafelit në Liverpul ka njoftuar se do të jepnin ushqim falas për secilin gol të shënuar nga Salah dhe këtë Ramazan do ketë fenerë me mbishkrim Mo Salah. Ai gjithashtu ka qenë një thirrës i mrekullueshëm në Islam, kur ua morri zemrat tifozëve te Reds, ku ato këndonin: “Nëse është e mirë për ty, atëherë unë do bëhem Musliman gjithashtu”.

Vendet e Gjirit e kanë traditë dhënien e tokës si shpërblim për futbollistët e shquar. Në Janar, Sulltani Qaboos bin Said, udhëheqësi i Omanit, ka shpërblyer ekipin kombëtar me para dhe disa pjesë të tokës si mirënjohje për fitimin e Kupës Arabe të Gjirit të mbajtur në Kuvajt./KohaIslame.com/

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit