3.6 C
Pristina
Monday, December 23, 2024

Arabia Saudite dhe EBA kundër ndërtimit të sinagogës në Xhaminë Al-Aksa

Më të lexuarat

Dy vendet kanë dënuar thirrjen e ministrit të Sigurisë Kombëtare të ekstremit të djathtë të Izraelit, Itamar Ben Gvir, për të ndërtuar një sinagogë në Xhaminë Al-Aksa.

Arabia Saudite dhe Emiratet e Bashkuara Arabe (EBA) dënuan thirrjen e ministrit izraelit të Sigurisë Kombëtare nga radhët e ekstremit të djathtë, Itamar Ben Gvir, për të ndërtuar një sinagogë në Xhaminë Al-Aksa.

Në njoftimin e ministrisë së Punëve të Jashtme të Arabisë Saudite, u kundërshtuan thirrjet e Ben-Gvir për ndërtimin e një sinagoge për hebrenjtë në Xhaminë Al-Aksa që ndodhet në Kudsin Lindor të pushtuar.

“Kundërshtojmë thirrjet radikale provokuese të Izraelit në lidhje me Xhaminë Al-Aksa”, thuhet në deklaratën në të cilën vihet në dukje se duhet të respektohet status quo-ja historike dhe ligjore e Al-Aksa-së.

Në deklaratë, i bëhet thirrje komunitetit ndërkombëtar të ndërmarrë veprime në përputhje me përgjegjësitë e tij për t’i dhënë fund katastrofës humanitare me të cilën po përballet populli palestinez dhe gjithashtu kërkohet krijimi i mekanizmave seriozë për të mbajtur përgjegjës zyrtarët izraelitë që shkelin ligjin dhe vendimet ndërkombëtare.

Edhe në deklaratën e bërë nga ministria e Jashtme e Emirateve të Bashkuara Arabe, fjalët e Ben-Gvir në lidhje me Al-Aksanë u dënuan ashpër.

Në deklaratë tërhiqet vëmendja se status quo-ja historike dhe ligjore e Xhamisë Al-Aksa në Kuds nuk duhet të preket dhe bëhet thirrje për mbrojtjen e Xhamisë al-Aksa dhe fundin e shkeljeve provokuese.

Ben-Gvir pretendoi se politika aktuale “i lejon hebrenjtë të adhurojnë” në Xhaminë Al-Aksa dhe ndaj pyetjes “A do të ndërtonit një sinagogë në xhaminë Al-Aksa?” ai iu përgjigj “Po”.

/trt/

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit