Pretendohet se janë arrestuar një numër i madh ish-ministrash të cilët kanë qenë në mesin e ministrave që u shkarkuan nga detyra e tyre në Arabinë Saudite, pas ndryshimeve në kabinetin qeveritar, transmeton Anadolu Agency (AA).
Sipas një lajmi të publikuar në Al-Arabija, pretendohet se komisioni për luftën kundër korrupsionit nën kryesimin e ministrit të Mbrojtjes dhe princit të kurorës, Muhammed bin Selman, ka arrestuar një numër të madh ish-ministrash dhe emirëve.
Ndryshime në kabinetin qeveritar të Arabinë Saudite
Teksa nuk janë dhënë informacione në lidhje me emrat e të arrestuarve, vihet në dukje se në mesin e tyre është edhe një grua dhe bëhet e ditur se këto persona janë arrestuar për korrupsion.
Ndërkohë nga autoritetet zyrtare ende nuk është bërë ndonjë deklaratë.