Këngëtarja shqiptare Dua Lipa ka postuar së fundi në rrjetet sociale se ajo para koncertit të saj ka vizituar xhaminë Sheikh Zijad në Dubai.
Por në rrjetet sociale kanë filluar disa tallje dhe shaka me këngëtaren pasi emri i saj Dua do të thotë lutje.
Njëri ka shkruar: “A ka bërë Dua, dua(lutje) kur ajo e vizitojë xhaminë?”
Dikush shkroi: “Qofshin Dua -të e tua të pranuara, inshaAllah”
“Dua makbull inshaAllah” shkruan një tjetër.
Një tjetër që është shqiptar ka shkruar: “Hallall lipa”
Një tjetër shkruante: “E respektuara motra jonë Dua”
Por pavarësisht se figurat e njohura nuk i shpëtojnë talljeve të tilla, ky veprim i kësaj këngëtare është për tu vlerësuar. Allahu na udhëzoftë të gjithëve dhe bëftë çelës të punëve të mira./KohaIslame.com/