9.1 C
Pristina
Tuesday, November 26, 2024

Apple kërkon falje pas akuzave për racizëm

Më të lexuarat

Gjiganti i teknologjisë Apple u ka kërkuar falje gjashtë studentëve me ngjyrë pai u kishte kërkuar që të largoheshin nga dyqanet e kompanisë me dyshimin se “mund të vjedhin diçka”.

Studentët kanë thënë për mediat australiane se ishin duke shikuar për telefonin e ri iPhone 6s në dyqanet e kompanisë Apple në Melbourne, kur u ishte kërkuar që të largoheshin, transmeton Koha.net shkrimin e CNN.

Në një video të shkurtë shihet një person nga stafi i Apple, duke u kërkuar studentëve nga kolegji Maribyrnong që të largohen, sepse sigurimi ishte i shqetësuar se ata mund të vidhnin diçka.

“Këta djem (sigurimi) janë të shqetësuar nga prezenca juaj në dyqanin tonë. Ata janë të shqetësuar se mund të vidhni diçka”, thotë një nga personat e stafit të dyqanit.

Studentët protestojnë, duke i pyetur se përse po i përzënë ashtu, ndërsa edhe njëherë ndërprehen nga personi i stafit të Apple. Ai u thotë: “Ky është fundi i diskutimit, më duhet të ju kërkoj që të largoheni nga dyqani ynë”.

Pas këtij rasti Apple ka kërkuar falje publike, duke thënë se beson që të gjithë janë të barabartë , pa përjashtim.

“Kemi shikuar këtë situatë në detaje dhe u kërkojmë falje konsumatorëve të ëprfshirë. Do të vazhdojmë të bëjmë gjithçka që është në fuqinë tonë që të sigurohemi se të gjithë konsumatorët të trajtohen në mënyrën që duhet të trajtohen .

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit