-0.4 C
Pristina
Saturday, November 23, 2024

Apple do t’ju zëvendësojë iPhonin nëse iu fiket me 30 % bateri

Më të lexuarat

Disa iPhone së fundmi janë duke harxhuar baterinë më shpejt se sa duhet normalisht.

Ata po fiken kur bateria e tyre është në nivelin prej 30 për qind, transmeton Koha.net. Kur vendosen për karikim, shifra e përqindjes përsëri tregon 30 për qind.

Është një problem i vërtetë, raporton Business Insider. Shumë përdorues kanë filluar të ankohen në lidhje me këtë çështje, përmes forumeve të Applet.

Apple është duke e konsideruar këtë çështje. Muajin që shkoi, gjiganti teknologjik ka njoftuar programi për zëvendësim të baterive për “iPhonët të cilët fiken papritmas”.

Apple mendon se ky mund të jetë problemi me harduer i cili prek “një numër shumë të vogël të iPhone 6s”, të cilat janë prodhuar në fund të vitit 2015.

Nëse keni problem të tillë, mund të ndodhë që Apple mos t’ju ndihmojë në qoftë se telefoni juaj nuk është i pranueshëm. Të enjten, Apple paraqiti një vegël në uebfaqen e saj për të verifikuar nëse telefoni juaj është i pranueshëm apo jo (shih në foto), pa vizituar Apple Store.

Thjesht vizitoni faqen, dhe vendosni numrin serik të telefonit tuaj. Nëse nuk e dini numrin serik të telefonit tuaj, atëherë atë mund ta gjeni nëpërmjet Settings > General > About.

20161204103546155

Por nëse keni një problem të tillë me iPhone që nuk është modeli 6s, atëherë Apple nuk mund t’ju ndihmojë.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit