1.4 C
Pristina
Thursday, December 26, 2024

Apple bllokon shitjen e Samsung Galaxy Tab 10.1

Më të lexuarat

Apple, që aktualisht është duke u ballafaqur me procese gjyqësore për patenta me Samsung Electronics, gjatë ditës së martë arriti të bllokoj shitjen e tabletit Samsung Galaxy Tab 10.1 në Shtetet e Bashkuara.

Urdhëri paraprak do të vihet në zbatim derisa dy gjigantët e teknologjisë të mbrojnë me ligj ato që Apple i quan shkelje të patentave.

Vendimi prej tetë faqesh i lëshuar nga gjykatësja e qarkut të San Jose në Shtetet e Bashkuara, Lucy H. Koh ndër të tjera thotë: “Interesimi i Apple në zbatimin e të drejtave të patentës është pjesërisht i fuqishëm sepse e ka paraqitur një rast me fakte dhe vlera të fuqishme.”

Apple dhe Samsung kanë lobuar për shkelje të patentave kundër njëra -tjetrës për muaj të tërë. Apple ka akuzuar rivalin e vet për kopjim të pamjes dhe funksionimit të pajisjes së vet mobile.

Pas vendimit të së martës, zëdhënësi i ndërmarrjes Apple, Kristin Huguet, ka përsëritur një koment të kaluar nga ndërmarrja me bazë në Kupertino në Kaliforni, duke i quajtur veprimet e ndërmarrjes Samsung si “kopjime”, dhe duke thënë që nuk ishte “e rastësishme që produktet e fundit të Samsung të duken shumë ngjashëm me iPhone dhe iPad.” /PCWorld Albanian/kohaislame/

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit