10.7 C
Pristina
Friday, April 26, 2024

1. 700 shqiptarë në Itali akuzohen për trafik droge në vitin 2011

Më të lexuarat

Në vend të tretë në listën e trafikantëve të huaj të drogës qëndrojnë shqiptarët, përsa i përket përfshirjes së tyre në organizatat kriminale dhe të trafikimit të drogës në Itali, ata kapi 13,38% të të gjithë të akuzuarve të huaj për trafik droge.

Të parët në këtë listë janë marokenët, të cilët kapin 26%, të dytët tunizianët me 18,70%. Krahasuar me një vit më parë vërehet një rritje e sasisë së kanabisit, marijuhanës dhe e hashashit të sekuestruar, ndërsa kanë rënë sasitë e amfetaminës dhe të heroinës. Rënie ka gjithashtu edhe numri i personave të paditur
Të dhënat tregojnë një përfshirje të gjerë në Itali të organizatave kriminale të huaja shkruan Shekulli.
Ndër grupet kriminale më të përfshirë në trafiqet e drogës në Itali, raporti përmend për kokainën: ndrangheta, camorra organizata shqiptare, serbo-malazeze, kolumbiane, domenikane, marokene; për heroinën, kriminalitetin siçilian, puljez, të Campanias, bashkë me grupe shqiptarësh, tunizianësh dhe marokenësh. Për kanabis dallohet kriminaliteti lacial, puljez, sicilian dhe grupet marokene, tunizian, spanjolle dhe shqiptare./Indeksonline/kohaislame

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit