10.5 C
Pristina
Tuesday, November 26, 2024

Aplikimi i Kosovës në BE: po 5 mosnjohjet?

Më të lexuarat

Kurti, përgjigje politike Vuçiçit nga Praga

Siç pritej, kryeministri Albin Kurti i dorëzoi Presidencës Çeke në Pragë, aplikimin e Kosovës në Bashkimin Evropian.

Krerët e shtetit të Kosovës, presidentja Osmani, kryeministri Kurti dhe kryekuvendari Konjufca. e konsideruan këtë si moment historik që i hap rrugë fillimit të procesit të anëtarësimit dhe integrimit të Kosovës në BE.

Ky zhvillim ndodh ndërsa në veri të Kosovës po konsumohet kriza e radhës, me barrikada serbe që kanë çuar në tension me natyrë etniko-politike.

Sakaq, në përgjigje të Vuçiçit se me aplikimin e Kosovës për anëtarësim në BE është shkelur Marrëveshja e Uashingtonit, Kurti tha:

“Ne jemi dy shtete fqinje që kanë nevojë t’i normalizojnë raportet mes tyre dhe kjo duhet të shkojë nëpërmjet njohjes së ndërsjellë.

Ne duam të ecim përpara, ndërsa Beogradi fatkeqësisht kërkon të kthehet në të kaluarën.

Kthimi në të kaluarën nuk është i mundshëm, as fizikisht dhe as politikisht. Duke u përpjekur ta kthejë Kosovën në të kaluarën, ajo që po bën Beogradi është që po ngelet vetë në të kaluarë.”, arsyetoi kreu i qeverisjes kosovare.

Por ndërkohë, 5 shtete të BE-së ende s’ë njohin Kosovën. Si e komenton këtë fakt Kurti në raport me aplikimin për anëtarësim?

“Jam i bindur që mos-njohja e pesë shteteve nga BE nuk do të na pengojë në rrugëtimin e mëtutjeshëm evropian. Natyrisht që për anëtarësim në BE do të na duhen këto njohje, por unë besoj që e kemi kohën e mjaftueshme për t’i siguruar ato. Dhe këtë duhet ta bëjmë sa më parë. BE nuk është i njëjti pas invazionit dhe agresionit rus në Ukrainë”, tha Kurti. /tesheshi.com/

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit