Aplikacioni i ri i quajtur PhotoScan ju lejon që të skanoni fotografitë e printuara me smartfonë e pastaj t’i ruani ato në Google Photos.
Google thotë se ky aplikacion detekton edhe skajet e fotove, rregullon foton, eliminon shkëlqimin e madh dhe lejon që fotoja të pritet si duhet, transmeton koha.net.
Sapo përdoruesit të skanojnë fotot e tyre, mund të editojnë ato nga aplikacioni Google Photos, të cilit i janë shtuar shumë tipare.
Këtë aplikacion mund ta shkarkoni për iOS duke klikuar këtë, ndërsa për Android duke klikuar këtu.