Ekziston edhe numri i madh i aplikacioneve të cilat ofrojnë mundësinë e shpejtë të komunikimit me miqtë për pak para.
Por ka edhe shumë që janë pa pagesë dhe mbështeten vetëm në lidhjen në internet.
Këto janë disa nga to:
Nimbuzz
Ky aplikacion “mbledh” të gjithë miqtë e një përdoruesi, nga të gjitha “chat-et” dhe rrjetet shoqërore. Kështu në një vend mund të inkorporohen të gjithë njerëzit nga “Facebook”, “GTalk”, “Yahoo”, “MSN”. Punon në: “Android”, “iOS”, “Blackberry”, “Symbian”.
Imo
Edhe një program i cili integron të gjitha kontaktet në një vend, vetëm se këtij mund t’i shtohen edhe njerëzit nga “Jabber”, “MySpace”, madje dhe nga “ICQ”. Gjëja e mirë është se për shfrytëzimin e këtij aplikacioni nuk ka nevojë që të bëhet regjistrim i veçantë për qasjen në këtë shërbim.
Punon në: “Android” dhe “iOS”.
WhatsApp
Numri i madh i përdoruesve shfrytëzon këtë program pikërisht për shkëmbimin e këtillë të porosisë. Natyrisht, përveç kësaj mund të dërgohen edhe përmbajtje multimediale.
Punon në: “Android”, “iOS”, “Blackberry”, “Symbian”.
Viber
Për një kohë shumë të shkurtë ky program është bërë jashtëzakonisht i popullarizuar në mesin e përdoruesve në tërë botën. Përveç që ofron mundësinë e shkëmbimit të porosive, këtu janë edhe thirrjet të cilat mund të realizohen me këdo në botë për çmimin e lidhjes në internet.
Punon në: “Android” dhe “iOS”.
eBuddy
Program shumë i shpejt dhe stabil për shkëmbimin e fotografive dhe multimediave të tjera. Harxhon shumë pak për punë dhe është e lidhur me të gjitha shërbimet që nga “Facebook” e deri te “GTalk”.
Punon në: “Android” dhe “Symbian”.
Programet standarde për bisedë
Ekzistojnë aplikacionet origjinale të cilat janë të lidhura kryesisht me shërbimet si “Messenger”, për “Facebook” apo “Skype”, të cilat punojnë bukur mirë. Megjithatë, aplikacionet e përmendura më lart ofrojnë më shumë opsione, janë më stabile dhe mund të lidhen me shumë shërbime në një vend.