5.5 C
Pristina
Friday, April 19, 2024

Ekskluzive, ja sekretet që Fyle u tha politikanëve shqiptarë

Më të lexuarat

Zbulohet axhenda sekrete, me të cilën komisioneri evropian për zgjerimin dhe fqinjësinë e mire, Stefan Fule ka udhëtuar nga Brukseli drejt Tiranës zyrtare.

E dërguara e Shqiptarja.com në Bruksel, Anila Basha raporton se 5 janë pikat, për të cilat Fyle ka dhënë porositë e tij në takimet me drejtuesit e shtetit shqiptar, por edhe të politikës vendase.
Zyrtarë pranë zyrës së Shqipërisë në Komisionin Europian kanë konfirmuar për Shqiptarja.com se Fyle, e konsideron vitin 2012 , si vit të mundësisë së madhe për Shqipërinë, e cila feston edhe 100 vjetorin e Pavarësisë. Për herë të parë flitet edhe për datën e fillimit të procedurave për zgjedhjen e presidentit të ri. Ajo është 24 maji.

JA “SEKRETET” QË FYLE I THA POLITIKËS SHQITARE

1. Axhenda europiane të kthehet në një axhendë kombëtare
2. Të ndërrmerret një masë e konsiderueshme për çështjet kyçe, nëpërmjet rezultateve të targetuara dhe të orientuara në implementimin e Planit të Veprimit.
3. Reforma zgjedhore, reforma parlamentare, votimi i ligjeve me 3/5 e votave dhe funksionimi i parlamentarizmit.

4. Proçedura e zgjedhjes së presidentit të fillojë pas 24 majit.

5. Të punohet për më shumë rezultat në sektorë si: shteti ligjor, të drejtat e njeriut./kohaislame


- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit