Një gjykatë e apelit në SHBA në orët e vona të së shtunës ka hedhur poshtë apelin emergjent nga Departamenti i Drejtësisë në SHBA për të rikthyer urdhrin për migrimi nga Presidenti Donald Trump i cili ua ndalonte hyrjen qytetarëve nga shtatë vende me shumicë myslimane si dhe ndalonte refugjatët.
Gjykata amerikane e Apelit nga Qarku i Nëntë ka thënë se kërkesa e apeluesve për anulim të menjëhershëm administrativ të vendimit të gjykatës, që rrëzoi urdhrin e presidentit Trump, deri në një vendim të ri, është hedhur poshtë, raporton Reuters.
Departamenti i Drejtësisë ka apeluar vendimin e gjykatësit federal nga Seattle vetëm një ditë pasi gjykatësi kishte marrë vendim për heqjen e ndalesës së udhëtimit të vënë nga Trump.
Urdhri i Presidentit i lëshuar më 27 janar ua kishte ndaluar hyrjen në SHBA qytetarëve nga shtatë vende me shumicë myslimane për 90 ditë.