1.1 C
Pristina
Thursday, December 26, 2024

Apeli mban në burg të akuzuarit se rekrutonin luftëtarë për në Lindjen e Mesme

Më të lexuarat

Në total për të gjithë të akuzuarit Gjykata e Apelit e Krimeve të Rënda ka dhënë dënimin me 109.6 vite burg

TIRANË (AA) – Gjykata e Apelit e Krimeve të Rënda në Tiranë ka marrë sot vendimin lidhur me 9 personat e dënuar që akuzohen nga autoritetet shqiptare se rekrutonin dhe dërgonin shtetas shqiptarë për të marrë pjesë në luftimet në Lindjen e Mesme, raporton Anadolu Agency (AA).

Për nëntë të akuzuarit, konkretisht shtetasit me inicialet G.B, G.P, B.H, O.R, V.M, A.T, E.B, F.M dhe Z.I, dënimi në total i dhënën në maj të këtij viti nga Gjykata e Krimeve të Rënda ishte me 126 vite burg.

Ndërkohë në seancën e sotme Gjykata e Apelit ka vendosur uljen e dënimit për disa prej tyre dhe lënën në fuqi të vendimit të shkallës së parë për 4 të dënuar. Vendimi për shtetasin B.H, dënuar me 18 vite burg, G.B i dënuar me 17 vite burg, G.P dënuar me 17 vite dhe E.B me 13 vite është lënë në fuqi.

Ndërkohë gjykata ka ndryshuar vendimin për shtetasit V.M ku në Apel është dënuar me 10 vite, Z.I me 13 vite, F.M me 10 vite, O.R me 6.8 vite dhe A.T me 4.8 vite.

Në total për të gjithë të akuzuarit Gjykata e Apelit e Krimeve të Rënda ka dhënë dënimin me 109.6 vite burg.

Në kuadër të hetimeve të Prokurorisë për Krime të Rënda, Policia e Shtetit Shqiptar arrestoi në mars të vitit 2014 shtatë persona të dyshuar si të përfshirë në rekrutimin e disa qytetarëve shqiptare për të luftuar në Siri dhe dy persona të tjerë më vonë.

Sipas Prokurorisë të Përgjithshme të Shqipërisë këta persona u akuzuan për veprat penale “Rekrutimi i personave për kryerjen e veprave me qëllimeve terroriste ose të financimit të terrorizmit” dhe ”Nxitja e urrejtjes ose grindjeve”.

 

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit