-0.4 C
Pristina
Saturday, December 28, 2024

Apel nga disa qytetarë të Komunës Butel

Më të lexuarat

Apel nga disa qytetarë të Komunës Butel

Me ndarjen famëkeqe ( për shqiptarët në Shkup ) teritoriale në vitin 2004 dhe pas shkëputjes së një pjese shumë të madhe të komunës së Çairit, në vitin 2005 u formua komuna e Butelit, ku përfshinë disa lagje, Lagje Veri, Butel 1 dhe 2, Radishani, dhe Rruga e Lubetenit, dhe disa fshatra si Lubeteni, Vizbegi, F. Radishani dhe Lubanci. Sipas regjistrimit të vitit 2002, dhe formimit të kësaj komune të re në Shkup, del se në këtë komunë, jetojnë ( deri në vitin 2002 ) 36 154 banorë, ku pjesa dërmuese 62,25 % Maqedon, 25.19 % Shqiptarë dhe pjesa tjetër nacionalitete tjera. Kjo ishte deri në vitin 2002, tani jemi 2016 dhe struktura demografike ka ndryshuar në mënyrë dratsike. Maqedonasit pas vitit 2001 me të madhe janë shpërngulur, dhe vazhdojnë të shpërngulen në pjesët tjera të Shkupit, nga ana tjetër popullata shqiptare ka filluar pas vitit 2001 të blenë vendbanime në këtë komunë ( me çmime maramendëse të shtrejta ) dhe përqindja e shqiptarëve kundrejt maqedonasve ose është barazuar ose është tejkaluar. Kjo është gjendja reale në këtë komunë, por kjo gjendje a figuron edhe në isntitucionet e kësaj komune ku mbahen evidencat e popullatës? Me siguri se jo. Ku qëndron problemi? Shqiptarët zakonisht për shkak ‘ të obligimeve të mëdha ‘’, nuk kanë kohë të shkojnë dhe i ndërojnë adresat e vendbanimit, dhe pastaj si pasojë e neglizhencës tonë, udhëheqësinë e kësaj komune e mbajnë njerëzit më antishqiptarë, si pasojë e neglizhencës tonë ‘’ lejojmë ‘’ të na vëndohen kryqat para shtëpive tona. APELOJMË deri tek secili shqiptarë që jeton në këtë komunë ( BUTEL ) dhe akoma nuk e ka të rregulluar statusin e vendbanimit ( nuk e ka ndëruar adresën ), të shkon sa më shpejtë që është e mundur, që mos të lejojmë që të tjerët të luajnë me fatin tonë, mos të lejojmë të tjerët të na NGULFATIN me kryqa

(8. Mars 2016 – Një grup qytetarësh nga lagjeja e Butelit)

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit