4.7 C
Pristina
Sunday, November 24, 2024

Antitezat e jetës bashkohore

Më të lexuarat

Koha në të cilën jetojmë është karakteristike përveq të tjerash, edhe për nga të braktisurit e Zotit. Njeriu i sotëm, nën ndikimin e botëkuptimeve e drejtimeve të ndryshme filozofike, veçmas ekzistencialiso-ateiste, mjaft të përhapur në këtë kohë, por edhe nën ndikimin e faktorëve të tjerë:

Sistemeve të arsimit, nën ndikimin e mas-mediumeve (të cilëve iu beson pa i verifikuar) etj., abdikton nga shërbimet që ia ofron religjioni, sepse Zoti dhe ai gjoja janë të “paaftë”dhe të tepërt për zgjidhjen e problemeve e vështirësive jetësore.
Djaloshi e femra e sotme janë të guximshëm e të bindur se ata personalisht duke e dëshmuar veten si “njerëz të zhveshur”, “njerëz totalisht të lirë” do t’i zgjidhnin të gjitha problemet që ua la historia, dhe ua imponoi koha e jeta si të “flakura” e të “gjetura” në botë.
Kështu, sot ata jetojnë sikurse ska Zot, por edhe nëse ka, ata janë shkëputur nga ai dhe assesi nuk dëshirojnë takim me të. Shkaqet e klimës së këtillë ateiste të kësaj kohe janë të shumta.

Njeriu i kohës sonë kaloi shumë shpejt prej prodhimit agrar në atë industrial, prej fshatit në qytet, ku ekzistenca e tij më nuk varet nga kushtet atmosferike, por nga puna prodhuese, ku në vend të reve, stuhisë, diellit, përroit, barit, pyllit… çka të gjitha këto, në të kuptuarit tradicional-religjioz janë konsideruar vepër e Zotit, dhe në të cilat, në çdo hap e ka “parë” pranin e Zotit, tash pa frymë, duke gjurmuar për kohën e humbur me shpirt te hunda, shpejton asfalltit, shkallëve të betonit shumkatëshve, midis rrokaqiejve e automobilave (të gjitha këto i prodhoi ai personalisht me dorën e tij) dhe në këtë atëherë, nuk ka, as që mund të ketë fare gjurmë të Zotit.
Prandaj njeriu i kohës sonë nuk i përfillë çështjet esenciale të “përjetshmërisë” të jetës dhe të kuptimit, parimet religjioze e morale thjesht, jo vetëm pse nuk i interesojnë, por edhe për arsye se prej tyre nuk mund të përfitohet asgjë. Të marrurrit me çështje të tilla, sipas tij, nuk do të përmirësoj dhe zbukuroj jetën e tij, nuk do t’i sigurojë ekzistencë të sigurtë as nuk do t’i sjellë lumturi të dëshiruar. Ato momente preokupime të përditshme të jetës sonë, si për arsye të faktorëve të përmendur, njashtu edhe për arsye të atyre të cilët duke komentuar religjionin personalisht ose me praktikën gjithëshkencore, ateiste, më shpesh antiteiste, ia marrin çdo gjallëri dhe aktualitet jetës, duke e bindur njeriun, jo në ndihmën e Zotit, të cilën e priste ai në mënyrë naive me shekuj, dhe për të cilën edhe sot rënkon, por në paaftësinë e tij, heshtjen-mosekzistencen e tij! Ato bën që shoqërija konsumatore ta konsiderojë Zotin ide që nuk është më e nevojshme për të, kurse religjionin ideologji midis gjithë atyre ideologjive nga të cilët ska kurrfarë dobie.

Shkroi:Mërgime Fazliu
Marrë nga libri “Tema islame” të autorit Hasan Qengiq/pertymoter/kohaislame

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit