3.6 C
Pristina
Monday, December 23, 2024

Antikorrupsioni publikon pasurinë e 1900 zyrtarëve

Më të lexuarat

Agjencia kundër Korrupsionit (AKK) ka publikuar sot në faqen e saj zyrtare të Internetit regjistrat e deklarimit të pasurisë të zyrtareve të lartë publikë nga Presidenca, Kuvendi i Kosovës, Qeveria, Agjencia kundër Korrupsionit, Gjykatat e Kosovës si dhe Prokuroritë, të cilët janë të përfshirë në listën e zyrtarëve të lartë publikë në pajtim me Ligjin për Deklarimin, Prejardhjen dhe Kontrollin e Pasurisë, dhe Deklarimin, Prejardhjen dhe Kontrollin e Dhuratave.

Në këtë fazë janë publikuar regjistrat e rreth 1900 zyrtarëve të lartë publik që përfshijnë vetëm zyrtarët e institucioneve të lartë përmendura, ndërkaq, AKK është duke punuar maksimalisht që pjesa tjetër e regjistrave të formularëve të deklarimit të përfundoj dhe të bëhen publike brenda një periudhe sa më shpejtë që është e mundur, thuhet në njoftimin e AKK .

Gjatë bartjes së të dhënave që deklarohen në formularin e deklarimit të pasurisë nga ana e zyrtarëve të lartë publik tek regjistrat e deklarimeve, mund të ndodhin lëshime teknike apo formulime të gabuara andaj kërkojmë nga zyrtarët e lartë publik qe të na njoftojnë sa ma shpejtë që është e mundur në mënyrë që të bëhen përmirësimet dhe për ti shmangur paqartësitë që mund të krijohen.

Regjistrat e deklarimit të pasurisë mund të shihen në web faqen e Agjencisë www.akk-ks.org, më saktësisht klikoni mbi butonin Deklarimi i Pasurisë, i cili gjendet në anën e djathtë të faqes. Sqarohet në komunikatën e AKK-së.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit