4.7 C
Pristina
Monday, December 23, 2024

Anonymous i shpall luftë pedofilëve

Më të lexuarat

Grupi i hakerëve Anonymous kanë filluar me operacionin OpPedoChat me anë të të cilit dëshirojnë t’i shuajnë të gjitha Ueb faqet që merren me pedofili dhe t’i publikojnë emrat e pedofilëve dhe administratorëve të këtyre faqeve.

Duket se pas arrestimit të disa anëtarëve të tyre dhe zbulimit se një prej hakerëve më të njohur është informator i FBI-së, grupi Anonymous paksa u qetësua dhe sulmet kundër institucioneve dhe bankave u zvogëluan. Por anëtarët e këtij grupi hakerësh kohëve të fundit e kanë ndryshuar mënyrën e veprimit, kështuqë pas thirrjes për lajmërimin e korrupsionit në muajin qershor, tashmë kanë nisur një aksion të madh kundër pedofilëve në kuadër të operacionit të quajtur #OpPedoChat.

Ky nuk është sulmi i parë kundër pedofilëve, sepse në shtator të vitit 2011 Anonymous kishin lansuar operacionin Darknet (#OpDarknet) me të cilën kishin sulmuar më shumë se 40 Ueb faqe që kishin lidhje me pedofilinë.

Hakerët deri më tani kanë rrëzuar disa faqe që merren me pedofili (në ZDNet thuhet se janë sulmuar 85 domenë me përmbajtje pedofile), dhe se ky numër vazhdimisht rritet, kurse qëllimi i Anonymous është të rrëzojnë këto lloj faqesh e forumesh dhe të mbledhin e t’i publikojnë emrat e pedofilëve dhe administratorëve të këtyre faqeve, e poashtu edhe të publikojnë e-mailët të cilët i kanë shkëmbyer.

Në porosinë e tyre të publikuar në YouTube, Anonymous thonë se qëllimi i tyrë është “për ta çrrënjosur këtë murtajë nga interneti” dhe paralajmërojnë se kohëve të fundit ka rritje të faqeve pedofile në internet për bisedë (chat) dhe shpërndarje të përmbajtjeve që sipas tyre “është e papranueshme dhe nuk do të tolerohet.”

Në këtë operacion marrin pjesë Anonymous-ët nga të gjitha anët e botës të cilët mometalisht janë duke mbledhur informacione për pedofilët, dhe thonë se janë të vetëdijshëm se ky aksion është i komplikuar dhe se nuk do të përfundoj në një periudhë të shkurtër kohore dhe u bëjnë thirrje të gjithë njerëzve për ndihmë në mënyrë që të formohet “presion shoqëror dhe politik në faqet pedofile”, të cilat duhet të shuhen.

Si të bllokoni Ueb faqet pornografike në kompjuterin tuaj

Në Wired thonë se ky operacion është nisur prej vetëm një grupi të Anonymous, e jo prej gjithë organizatës sepse porosia e tyre është publikuar në PasteBin (Anonymous më herët kishin thënë se nuk do ta përdorin më këtë shërbim për shkak të cenzurimit), dhe se në videon e publikuar madje kishin shkruar edhe emrin e tyre gabim (Anonyomous).

Në forume dhe komente nën tekstet për këtë aksion të Anonymous, shumica e përdoruesve të internetit e mbështesin këtë aksion të hakerëve që ka për synim zbulimin e pedofilëve.

Por në Wired paralajmërojnë se zbulimi publik i emrave të pedofilëve mund të jetë shumë e rrezikshme nëse publikohen emrat e njerëzve të gabuar, e poashtu kujtojnë rastet kur disa njerëz të akuzuar publikisht për pedofili, e në fund doli se nuk kishin të bënin më këtë punë, vetëm se transaksionet në faqet me përmbajtje të pedofilisë ishin përdorur prej kartelave të tyre të vjedhura.kohaislame

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit