7 C
Pristina
Friday, April 19, 2024

Microsoft heqë Gadgets nga Windows 8

Më të lexuarat

Tetorin e kaluar, Gadgets të Windows u menduan se do të ishin të pranishme edhe në Windows 8, kur Microsoft bëri prezantimin e vet për Windows Live Gallery me qëllim “fokusimin në mundësitë e mëdha që ofron versioni i ri i sistemit operativ Windows”.

Por edhe pse Microsoft nuk i përkrahë më këto Gadgets të koduara në HTML, ato janë të përshtatshme me Windows 8 Consumer dhe Release Preview.

A do të thotë kjo se megjithatë Microsoft ka vendosur t’i mbajë ato?

Sipas një Ueb faqeje kineze Win8China, nuk ka shenja të Gadgets në versionit e fundit Preview të Windows 8.

Edhe pse është ende vetëm një spekulim i pakonfirmuar, ka mundësi që të jetë i vertetë, duke konsideruar edhe faktin që prej Windows Vista, prania e tyre ka qenë shumë e kufizuar.

Tani që me aplikacionet e tipit Metro Style sistemi ka mundësi të prodhojë aplikacione me të njëjtin funksionalitet duke përdorur vetëm HTML 5 dhe CSS3, nuk ka shumë vend për t’i mbajtur ato në funksion.kohaislame

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit