-0.1 C
Pristina
Wednesday, December 25, 2024

ANKTHI I QUAJTUR ATEIZËM

Më të lexuarat

bazuar në veprat e HARUN YAHYA
Edhepse Zoti i shfaq faktet e ekzistencës së Tij në të gjitha këndet e këtij universi, edhepse Ai gjatë gjithë historisë dërgoi të dërguar që t’ua kumtojnë njerëzve porosinë e Tij, gjithmonë ka pasur dhe ka njerëz që preferojnë ose të mos përdorin logjikën e tyre ose të mohojnë shpalljet dhe ekzistencën e Tij. Këta njerëz janë të pushtuar nga anarkia shpirtërore dhe me të drejtë mund t’i quajmë “njerëz të humbur”.

Poshtërsia, padrejtësia, pesimizmi, trazirat, vetmia, frika, stresi, mërzia, inati, joskrupuloziteti, fyerjet, pandershmëria, mosbesimi, hakmarrja, xhelozia, amoraliteti, dhënia pas drogës, bixhozi, prostitucioni, uria, varfëria, korrupcioni social, hajnia, lufta, dhuna, shtypja, frika nga vdekja… Të gjitha këto probleme mund t’i zgjidhim vetëm nëse jetojmë me vlerat e fesë së Zotit. Thënë ndryshe, njerëzit bëhen robër të këtyre komplikimeve nëse u shmangen vlerave të Kur’anit. Kjo është ajo që ne quajmë “ankthi i mosbesimit”.

Në një shoqëri të larguar nga feja e All-llahut, karakteristikat kryesore të anëtarëve të saj janë padrejtësia, egoizmi dhe pasiguria. Kjo është natyra e shoqërive ateiste. Vetëm vlerat e fesë së drejtë garantojnë një moral të lartë për shoqëritë dhe për individët. Ata që besojnë në Zotin dhe në botën tjetër sillen me përgjegjësi, sepse jetojnë vetëm për ta fituar kënaqësinë e Zotit. Duke iu frikuar Zotit, ata me kujdes u largohen punëve të këqia, qëndrimeve dhe sjelljeve që nuk pëlqehen nga Zoti. Në një shoqëri që dominohet nga njerëz të tillë nuk mund të ketë probleme sociale.

Megjithatë, një person pabesimtar, që nuk arrin të kuptoj se ai do të shpërblehet apo dënohet për veprat e tij, nuk i zbaton caktimet e All-llahut.

Gjithkush ka një mekanizëm që i mundëson atij ta njohë All-llahun. Mirëpo, derisa ky mekanizëm është shumë funksional te besimtarët, te ateistët gati nuk funksionon fare. Pabesimtarët mundohen që fare të mos e dëgjojnë ndërgjegjen dhe arsyen e tyre. Gjithkush e di se është krijuar nga All-llahu, se është përgjegjës para Tij. Por, këto gjëra janë në konflikt me dëshirat dhe teket e tij.

Shoqëria ateiste është e çorientuar në të gjitha aspektet. Ajo përbëhet nga njerëz që nuk arrijnë t’i kuptojnë gjërat kryesore që duhet t’i dijë një njeri. Prandaj, duke e mohuar Zotin, ata largohen nga çdo lloj përgjegjësie dhe mund të bëjnë çdo gjë po t’u jepet rasti. Dhe, kjo dukuri, gjatë gjithë historisë i ka dërguar këto shoqëri në humnera nga të cilat nuk kanë pasur fuqi dhe aftësi shpirtërore që të dalin.

Përpos efekteve negative që i ka mosbesimi, ai është i dëmshëm edhe për mirëqenien fizike dhe shpirtërore të individëve. Trupat e ateistëve kalojnë nëpër një proces të shpejtë të plakjes. Vuajtjet shpirtërore mund ta sulmojnë trupin e tyre.

Këto efekte bëhen shkatërrimtare edhe për njerëzit më të shëndetshëm, të rinj dhe të bukur. Ndryshimet fizike-flokët e dobët, humbje e flokëve, tullacia shfaqen te persona shumë të rinj. Për arsye psikologjike, lëkura bëhet më e dendur, e rëndë dhe e humb lakueshmërinë për një kohë të shkurtër.

Në ditët tona, dy sëmundje lidhen me termin “ankesat e kohës sonë”: stresi dhe depresioni. Dy çrregullimet që janë më të lidhura me këto janë: drogimi dhe pagjumësia. Pastaj janë sëmundjet dermatologjike dhe abdominale, si dhe sëmundjet që kanë të bëjnë me shtypjen e gjakut, veshkët dhe sistemin respirator, alergjitë, rrufa, migrena, sulmet në zemër dhe zgjerimi i trurit. Një sërë hulumtimesh shkencore kanë dëshmuar se këto sëmundje i kanë rrënjët e tyre në problemet psikologjike.

Një jetë në të cilën dominojnë principet fetare përfshin besimin në Zot dhe në fatin që Ai ia përcakton njeriut. Edhe kur i përjeton çastet më të vështira të jetës së tij, besimtari e di se ajo është vetëm një sprovë nga Zoti dhe duron, në mënyrë që ta fitojë kënaqësinë e Tij. Muslimani i vërtetë e di se çdo gjë në këtë botë është e përkohshme dhe se në botën tjetër do të jetë shpërblimi i vërtetë.

Stresi, një e keqe që po merr përmasa alarmante ka origjinë psikologjike. Është një gjendje e përgjithshme e frikës, pasigurisë, pesimizmit, shqetësimit dhe ndjenjave të tilla si frika nga humbja e vendit të punës, çështjet rreth shëndetit apo anëtarëve të familjes së dikujt. Efektet e saj negative janë: shqetësimi dhe paniku, djerrësitja, ankthet, sëmundjet e lëkurës, tensioni në muskuj, migrena, çrregullimet e veshkëve, alergjitë, sëmundjet në zemër, dobësimi i sistemit të imunitetit, ndjenja e fajit, pasiguria, ngatërrimi, pesimizmi ekstrem, dështimi për t’u përqendruar, nervoza, të qenit iracional (i pa arsyeshëm), anoreksia…

Zgjidhja në të gjitha problemet që i përmendëm deri këtu qëndron në vlerat fetare të Kur’anit. Nëse në një shoqëri zbatohet Kur’ani, që padyshim është fjalë e Zotit, do të forcohet morali njerëzor, familja bëhet çerdhe e lumturisë, një lidhje e dashurisë formohet ndërmjet anëtarëve të shoqërisë, tmerri i alkoolit dhe bixhozit përfundon, zhduket problemi i drogës, prostitucioni zhduket, askush nuk fiton në mënyra të ndaluata e jashtë-ligjore. Këto vlera janë shumë të qarta: kthimi kah Zoti, Krijuesi i të gjitha qenieve, dhe qetësimi duke u mbështetur në fenë që All-llahu na dhuron neve. Zoti na informon neve se shpëtimi në këtë botë dhe në botën tjetër është feja e Tij dhe se shërbyesit e Tij të sinqertë nuk do të ndiejnë frikë.

Atyre nga mesi juaj të cilët besuan dhë bënë vepra të mira All-llahu u premtoi se do t’i bëjë zotërues në atë tokë ashtu si i pati bërë zotërues ata që ishin para tyre dhe fenë të cilën Ai e pëlqeu për ta, do ta forcojë, e në vend të frikës Ai do t’u dhurojë siguri. Ata më adhurojnë Mua e nuk më shoqërojnë asgjë. E kush edhe pas kësaj mohon, të tillë janë ata më të prishurit. (Kur’an, 24:55)

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit