Vedat Muriqi ka deklaruar se janë kontrolluar nga policë të Izraelit në Aeroportin e Prishtinës.
Muriqi ka thënë se nuk po ndihen në presion, por sipas tij, nuk po i kuptojnë veprimet e Izraelit.
“Këtu ka ardhur të luajë edhe Mali i Zi edhe Rumania, nuk ka pasë probleme. Nuk i kanë pasë policët e vet, po vinë me luajt futboll nuk e di pse po tuten apo për diçka tjetër, besoj nuk është presion për neve”, është shprehur Muriqi për Klan Kosova.
“Në aeroportin tonë të Kosovës ka pasë policë të Izraelit, që kanë ardhur special të na kontrollojnë. Ne po shkojmë për sport jo të luftojmë”.
Përndryshe, Kosova dhe Izraeli do të ballafaqohen nesër në “Fadil Vokrri”, duke filluar nga ora 20:45, në kuadër të kualifikimeve për Kampionatin Evropian që mbahet vitin e ardhshëm në Gjermani.
/tetovasot/