Shkup, 3 shkurt 2020 (MEDIAL) – Respektimi i të drejtave dhe lirive fetare në Maqedoninë e Veriut është në nivel të barabartë madje edhe më të lartë në krahasim me vendet anëtare të BE-së. Edhe krishterët edhe myslimanët pothuajse në mënyrë të barabartë do të votonin “Pro” në referendumin për anëtarësimin në Bashkimin Evropian dhe vlerësojnë se anëtarësimi i Maqedonisë së Veriut në BE nuk do të pasqyrohet negativisht në praktikimin e të drejtave dhe lirive të tyre fetare, ndërkaq në disa segmente administrative mund edhe t’i përmirësojë liritë fetare.
Këtë e tregoi anketa me temë “Të drejtat dhe liritë fetare dhe perspektivat evropiane” e realizuar në dhjetor të vitit 2019 me 1115 të anketuar mbi 18 vjeç nga ana e Instituti për Kërkime Politike – Shkup “IPIS” dhe portali “religija.mk”, me mbështetjen e Fondacionit “Konrad Adenauer”.
Në pyetjen si do të votonit nëse ka referendum për hyrje në BE 64 për qind e të anketuarve janë përgjigjur me “Pro” ndërsa 11 për qind kanë qenë kundër. Në lidhje me përkatësinë fetare përqindje E ngjashme e ortodoksëve dhe myslimanëve e mbështesin eurointegrimin, gjegjësisht 63 për qind janë ortodoks dhe 67 për qind janë myslimanë.
Anketa, siç potencohet, tregon se qytetarët presin ndryshime në çështje të caktuara që lidhen me fenë dhe anëtarësimin eventual në BE. Kështu që perceptimi është se anëtarësimi në BE do të kontribuojë në zgjidhjen e kontestit të kishës dhe njohjen e KOM – AO në botën ortodokse. Ky është perceptimi i 42 për qind të besimtarëve ortodoksë, ndërsa 30 për qind besojnë se nuk do të ketë ndryshime.
Sa i përket pyetjes nëse me anëtarësimin në BE, Maqedonia e Veriut do të jetë e detyruar të regjistrojë edhe bashkësi të tjera fetare, një pjesë e konsiderueshme, gjegjësisht 44 për qind e të anketuarve janë përgjigjur po. Kjo është veçanërisht e shprehur në mesin e besimtarëve ortodoksë, prej të cilëve 49 për qind besojnë se shteti do të jetë i detyruar të regjistrojë edhe bashkësi të tjera fetare pas pranimit në BE.
Të anketuarit besojnë se ndikimi i anëtarësimit në BE do të ndihet veçanërisht në segmentin e mbrojtjes së objekteve fetare, të cilat njëkohësisht janë monumente të mbrojtura kulturore dhe historike. Në këtë besojnë 63 për qind e të anketuarve.
Në pyetjen nëse të drejtat dhe liritë fetare respektohen në vendet e BE-së, 69 për qind e qytetarëve u përgjigjën po, ndërsa 14 për qind nuk ishin dakord që të drejtat fetare respektoheshin në BE. Të pyetur nëse respektohen të drejtat dhe liritë fetare në Maqedoninë e Veriut, 72 për qind janë përgjigjur me po dhe vetëm 16 për qind me jo.
“Nëse krahason përgjigjet e dy pyetjeve të fundit, mund të konkludohet se qytetarët konsiderojnë se respektimi i të drejtave dhe lirive fetare në Maqedoninë Veriore është në nivel të barabartë madje edhe më të lartë në krahasim me shtetet anëtare të BE-së. Përgjigjet për këto pyetje konfirmojnë se perceptimi i qytetarëve për respektimin e të drejtave fetare në vend është i lartë dhe në nivel shumë të ngjashëm me vendet e BE-së”, thonë autorët e anketës.
Përkatësisht, në pyetjen nëse Maqedonia e Veriut bëhet anëtare e BE-së, të drejtat dhe liritë fetare do të përmirësohen 33 për qind janë përgjigjur me po, 9 për qind mendojnë se do të përkeqësohen ngjashëm me pyetjen e mëparshme, 43 për qind janë përgjigjur se do të qëndrojnë të njëjta .
Në pyetjen nëse anëtarësimi në BE do të zvogëlojë, rrisë apo ndikojë fenë në shoqëri do të mbetet i njëjtë, 12 për qind besojnë se me anëtarësimin në BE do të ulet, 13 për qind besojnë se me anëtarësimin në BE do të rritet ndikimi i fesë, dhe shumica e të anketuarve besojnë se nuk do të ketë ndryshim në ndikimin e fesë në shoqëri pas anëtarësimit në BE.
Sa i përket asaj se anëtarësimit në BE a do të ndikojë në praktikimin e fesë, 17 për qind u përgjigjën në mënyrë pozitive, ndërsa 60 për qind besojnë se anëtarësimi në BE nuk do të ndikojë në praktikimin e fesë. Në pyetjen nëse me anëtarësimin në BE, ndikimi i dy bashkësive më të mëdha fetare KOM-AO dhe BFI do të ulet, rritet ose mbetet i njëjti, 10 për qind besojnë se do të ulet, 11 për qind do të rritet, dhe shumica 57 për qind se do të qëndrojë e njëjtë, qëndron në anketë.
Në konkluzionin e sondazhit, ndër të tjerat, thuhet se mbështetja për pranimin e Maqedonisë Veriore në BE është e qëndrueshme dhe e vazhdueshme me pak lëkundje gjatë dy dekadave të fundit, dhe se kjo është e lartë te pjesëtarët e të gjitha bashkësive fetare në vend, përfshirë edhe dy më të mëdhenjtë. Në përgjithësi, ekziston ende optimizëm se vendi do të jetë pjesë e BE-së, megjithëse është më i theksuar në mesin e myslimanëve sesa mes qytetarëve të fesë ortodokse. Të anketuarit kanë njohuri solide për përkatësitë fetare në BE. Shumica e të anketuarve besojnë se grupe të ndryshme fetare në vendet anëtare të BE-së kanë të drejta të barabarta, gjegjësisht që nuk ka diskriminim ndaj feve të ndryshme.
MEDIAL.mk