-1 C
Pristina
Monday, November 25, 2024

Ankaraja, SHBA-ve: Kuptojeni se tashmë ekziston një Turqi e re

Më të lexuarat

Raportet në mes Turqisë dhe Perëndimit kanë ardhur duke u përkeqësuar që pas përpjekjes së dështuar për grusht shteti në Turqi, shkruan Al Jazeera.

Në një shkrim të prestigjozes thuhet se Ankaraja ka kërkuar nga Uashingtoni dorëzimin e Fethullah Gylenit, të cilin e fajëson si kokën e asaj çfarë ndodhi natën e 15 korrikut, ndërkohë që kandidatura për anëtarësim në BE është në krizën më të thellë. Qeveria turke ka akuzuar Perëndimin se nuk ka ofruar mbështetje, ndërsa zyrtarët perëndimorë thonë se Turqia nuk është e gatshme për kompromis.

Qytetet janë të mbushura me posterë që festojnë humbjen e puçistëve dhe fotografi të viktimave të natës vdekjeprurëse të puçit e cila ka ndryshuar gjithë kombin.

Bastisjet dhe arrestimet e mbështetësve të lëvizjes Gylen në institucionet shtetërore që qeveria i akuzon për grusht shteti po vazhdojnë. Perëndimi ka paralajmëruar për atë që e quan “gjueti shtrigash”, ndërsa zyrtarët turq janë të zhgënjyer me të.

“Vazhdimisht na akuzojnë për mungesë të lirisë së shprehjes në çështjet që kanë të bëjnë me demokracinë tonë. Nëse janë të sinqertë, kur bëhet fjala për demokracinë, atëherë përse ju duhet kaq shumë kohë për t’u rreshtuar në anën e demokracisë”, pyet Ravza Kavkaci nga AKP-ja.

Kërkesa për ekstradimin e Gylenit, i cili jeton në SHBA, ka vënë Ankaranë në konflikt me Uashingtonin. Kjo pritet të jetë edhe tema e vizitës së zv/presidentit amerikan Joe Biden javën e ardhshme.

Marrëdhëniet në mes të Ankarasë dhe Uashingtonit kanë qenë të tensionuara edhe para krizës. Por, kësaj here, duket se Ankaraja është më serioze se sa kurrë më parë.

“Turqia kërkon që perëndimi ta kuptojë se tani ekziston një Turqi e re. Atë duhet trajtuar si partner të barabartë. Në të kundërtën, do të gjejmë alternativë tjetër”, thotë Bilal Sambur, analist politik.

Edhe para dështimit të grushtit të shtetit, Turqia e re ka qenë në zhvillim e sipër. Ajo ka filluar të hapet para botës dhe të përmirësojë marrëdhëniet me Rusinë.

Pastrimi pas dështimit të puçit ushtarak nuk kanë qenë burimi i vetëm i tensioneve në mes të Turqisë dhe Perëndimit. Të dyja anët po diskutojnë aleancën e përbashkët. Qeveria u ka dërguar tashmë partnerëve tradicionalë të tyre një mesazh: “nuk kemi nevojë për ju!”

Megjithatë, shumë thonë se shikuar nga aspekti strategjik, nuk është në interesin e Turqisë që t’i prishë këto lidhje.

Qeveria thotë se nuk e kanë ndërmend ta bëjnë këtë, por rivlerësimi i këtyre lidhjeve është i mundur në qoftë se nuk plotësohen kërkesat e tyre, përfundon shkrimi i Al Jazeera-s. /tesheshi.com/

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit