-3.2 C
Pristina
Monday, November 25, 2024

Ankaraja, presion Stokholmit për ekstradimet e premtuara

Më të lexuarat

Turqia, e pakënaqur nga Suedia me një “të dënuar për mashtrim”

Suedia duhet të ekstradojë “terroristët” nëse dëshiron të bashkohet me NATO-n, tha ministri turk i drejtësisë, pas asaj që Ankaraja e përshkroi si ekstradimin e parë zhgënjyes në Turqi të një turku të dënuar për vepra të ligjit të zakonshëm penal.

“Nëse ata mendojnë se do të mund ta bëjnë Turqinë të besojë se i mbajti premtimet e tyre duke ekstraduar kriminelët e ligjit të zakonshëm penal, ata janë të mashtruar”, tha ministri Bekir Bozdag në një intervistë në gazetën Milliyet.

Që nga mesi i majit, Turqia si anëtare e NATO-s ka bllokuar procesin e zgjerimit të aleancës Atlantike për të përfshirë Suedinë dhe Finlandën, duke akuzuar të dy vendet se strehojnë luftëtarë kurdë nga Partia e Punëtorëve të Kurdistanit (PKK), Njësitë e Mbrojtjes së Popullit (YPG) dhe FETO, organizatat që Ankaraja i cilëson si terroriste.

Në fund të qershorit, ministrat e jashtëm të Turqisë, Suedisë dhe Finlandës nënshkruan megjithatë një memorandum marrëveshjeje që hapte aksesin e dy vendeve nordike në aleancën Atlantike.

Të nesërmen Turqia u bëri kërkesa dy vendeve për ekstradimin e 33 personave, shumica e të cilëve konsiderohen si “terroristë” nga Ankaraja.

“Nuk kemi marrë asnjë përgjigje në lidhje me ekstradimin e anëtarëve të FETO-s, PKK-së dhe organizatave të tjera terroriste”, tha ministri turk. “Letra që përsërisin kërkesat tona i janë dërguar Ministrisë sonë të Jashtme dhe prej andej vendeve në fjalë,” shtoi ai.

Emri i Okan Kale është ai i shtetasit të parë turk të ekstraduar nga Suedia në fund të qershorit. Kale ishte dënuar për mashtrim.

Një takim mes Turqisë, Finlandës dhe Suedisë në lidhje me procesin e anëtarësimit të dy vendeve në NATO është planifikuar të zhvillohet më 26 gusht. Takimi do të zhvillohet në Suedi, sipas mediave suedeze. /tesheshi.com/

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit