4.5 C
Pristina
Tuesday, November 26, 2024

Ankaraja bën thirrje për hapa efektivë kundër islamofobisë

Më të lexuarat

Ankaraja i bën thirrje komunitetit ndërkombëtar të ndërmarrë hapa konkretë për të luftuar në mënyrë efektive manifestimet e ksenofobisë, racizmit, islamofobisë, radikalizmit dhe dezinformimit.


Kryetari i Kuvendit të Madh Popullor të Turqisë, Mustafa Shentop (Mustafa Şentop) iu drejtuar të hënën përmes videokonferencës pjesëmarrësve të takimit të VII të Kryetarëve të Parlamenteve të organizatës MIKTA (Meksikë, Indonezi, Turqi dhe Australi).

Organizata u krijua në vitin 2013 në margjinat e Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara në Nju-Jork për të mbështetur qeverisjen efektive globale.

Mbledhja e 7-të e Kryeparlamentarëve të MIKTA-s u organizua online me temën “Parlamente efektive që mbështesin demokracinë”. Ajo u drejtua nga Australia dhe në kuadër të takimit kryesia e radhës së organizatës i kaloi Turqisë.

Kryetari i Kuvendit të Madh Popullor të Turqisë, Mustafa Shentop tha se islamofobia është kthyer në një nga format më të përhapura të racizmit gjatë 20 viteve të fundit dhe u bëri thirrje Kryetarëve të Parlamentit të Organizatës së Bashkëpunimit Ekonomik Ndërkontinental (MIKTA) të ndërmarrin veprime konkrete të përbashkëta kundër diskriminimit, racizmit, islamofobisë dhe gjuhës së urrejtjes.

Mustafa Shentop u bëri thirrje shteteve anëtare të zbatojnë një konventë ndërkombëtare për çështje të tilla si: dezinformimi, gjuha e urrejtjes, racizmi dhe ksenofobia, fenomene që kërcënojnë të gjithë botën.

Ai kujtoi gjithashtu se Organizata e Bashkëpunimit Islam (OBI) e ka shpallur 15 Marsin si “Ditën Ndërkombëtare Kundër Islamofobisë”.

“Në cilësinë e Kryetarit të Radhës të Unionit Parlamentar të OBI-t unë e konsideroj të rëndësishme për luftën tonë të përbashkët kundër rrezikut në fjalë, që komuniteti ndërkombëtar ta njohë dhe përkujtojë këtë ditë”, shtoi ai.

Shentop vuri në dukje se çështja e migrimit është gjithashtu një problem që pret një zgjidhje urgjente globale.

“Nëse nuk merren me kohë masat e nevojshme, çështja e migracionit të parregullt dhe kriza e refugjatëve do të vazhdojë të jetë një agjendë e hidhur. Zhvillimi i mjediseve, që i lejojnë njerëzit të jetojnë në paqe në vendin e tyre dhe në kushte minimale njerëzore është një përgjegjësi globale dhe për këtë ne duhet të ndërmarrim më shumë iniciativa si parlamentarë”, tha ai.

/trtshqip

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit