1.8 C
Pristina
Friday, November 15, 2024

Ankara – Parlamenti autorizon qeverinë për dislokimin e trupave në Katar

Më të lexuarat

Kuvendi i Madh Popullor i Turqisë miratoi të mërkurën vonë dy marrëveshje ushtarake me Katarin, një lëvizje që vjen vetëm disa ditë pasi disa shtete të Gjirit ndërprenë marrëdhëniet diplomatike me Dohën…

Kuvendi i Madh Popullor i Turqisë miratoi të mërkurën vonë dy marrëveshje ushtarake me Katarin, një lëvizje që vjen vetëm disa ditë pasi disa shtete të Gjirit ndërprenë marrëdhëniet diplomatike me Dohën.

Marrëveshja e parë i mundëson ushtrisë turke që të dislokojë trupa në Katari, ndërsa e dyta i autorizon ekspertët e Komandës së Përgjithshme të Xhandarmërisë së Turqisë që të stërvitin Forcat e Sigurisë së Brendshme të Shtetit të Katarit në territoret e këtij vendi.

Në këtë mënyrë, njësitë ushtarake turke do të mund të dislokohen në Katar dhe bashkëpunimi ndërmjet dy vendeve do të vazhdojë.

Të hënën, pesë vende arabe – Arabia Saudite, Egjipti, Emiratet e Bashkuara Arabe, Bahreini dhe Jemeni – ndërprenë marrëdhëniet diplomatike me Katarin duke akuzuar Dohën për mbështetje të terrorizmit.

Katari mohoi akuzat duke thënë se masa në fjalë ishte “e pajustifikuar”.

Tensionimi u përshkallëzua dy javë pasi uebfaqja e agjencisë zyrtare të lajmeve të Katarit dyshohet të jetë bërë pre e një sulmi kibernetik nga individë të panjohur, të cilët njoftohet të kenë publikuar deklarata që i atribuohen Emirit kataras, Sheik Tamim bin Hamad al-Thani. Incidenti shkaktoi një konflikt diplomatik midis Katarit dhe fqinjëve të tij.

Ndërkaq, Kuvendi i Madh Popullor i Turqisë do të mbyllë vitin legjislativ 2016-2017 në fund të ramazanit dhe do të rihapet më 12 shtator.

Megjithatë, deputetët turq do të mbajnë një takim të jashtëzakonshëm më 15 korrik për të shënuar përvjetorin e parë të tentativës për grusht shteti, ndërmarrë nga organizata terroriste gyleniste (FETO), me pasojë 250 martirë dhe rreth 2.200 të plagosur.

Deputetët do të debatojnë gjithashtu deri në fillim të pushimeve një projektligj të titulluar “Zhvillimi i Industrisë dhe Mbështetje për Prodhimin”, i përbërë nga 90 nene.

Projektligji synon të ndalojë industritë që të operojnë brenda një rrezeje prej 3 kilometrash nga ullishte në kuadër të mbrojtjes së mjedisit.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit