16.3 C
Pristina
Saturday, June 29, 2024

Ankara – Këshilli i Ministrave vendos 4 sanksione ndaj Holandës

Më të lexuarat

Zëvendëskryeministri, Numan Kurtullmush (Numan Kurtulmuş) deklaroi se me Holandën janë pezulluar marrëdhëniet në nivel të lartë.

Këshilli i Ministrave të Turqisë mori vendim për vendosjen e 4 sanksioneve ndaj Holandës.

Zëvendëskryeministri, Numan Kurtullmush (Numan Kurtulmuş) deklaroi se me Holandën janë pezulluar marrëdhëniet në nivel të lartë.

Gjatë kohës deri sa vazhdonte mbledhja e Këshillit të Ministrave në Pallatin Çankaja (Çankaya) e kryesuar nga Kryeministri Binali Jëlldërëm (Binali Yıldırım), Zëvnedëskryeministri Kurtullmush bëri deklarata dhe iu përgjigj pyetjeve në interes të gazetarëve.

Duke bërë të ditur se në mbledhjen e Këshillit të Ministrave është diskutuar mbi qëndrimin që do të marr Turqia përballë zhvillimeve të fundit në Holandë që kanë ndikim të rëndësishëm në opinionin publik turk dhe vendimet që do të merren në këtë drejtim, Kurtullmush tha se “Është vendosur që marrëdhëniet në nivel të lartë të pezullohen deri sa Holanda të kompensoj në njëfarë mënyre ato që bëri, ndërsa janë pezulluar edhe mbledhjet dhe takimet e planifikuara në nivel të lartë”.

Kurtullmush gjithashtu tha se është pezulluar edhe leja e fluturimeve diplomatike e lëshuar më 27 dhjetor 2016 për Holandën, ndërsa ambasadorit të Holandës në Ankara i është ndaluar hyrja në Turqi.

Ndërkaq në lidhje me sanksionin e 4-t të vendosur ndaj Holandës Kurtullmush tha se “Është vendosur që Kuvendit të Madh Popullor të Turqisë ti propozohet shpërbërja, anulimi i pjesës turke të grupit të miqësisë Turko-Holandeze të vendosur mes Kuvendit të Madh Popullor të Turqisë dhe Parlamentit të Holandës”.

Kurtullmush nënvizoi se qëndrimi që Holanda shfaqi ndaj ministrave turq nuk është në përputhje me të drejtat e njeriut, pjesëmarrjen politike, demokracinë dhe vlerave të përbashkëta evropiane, të cilat shprehen prej fillimit në Evropë, ndërsa shtoi se janë të zemëruar dhe mërzitur përballë atyre që u jetuan dhe se nuk mund ti japin kuptim të gjitha këtyre.

Edhe pse Turqia nuk është përgjegjëse për këtë krizë, ajo në procesin në vijim do të veproj më me përgjegjësi, por njëkohësisht më me vendosmëri dhe do të tregojnë kujdes të veçantë që popujt e dyja vendeve të mos përballen njëri me tjetrin.

“Në Holandë kemi një diasporë prej 460 mijë turqve. Ne do të mbrojmë të drejtat e çdonjërit prej tyre. Turqia do ti kundërpërgjigjet në mënyrë të duhur Holandës dhe do të marr masat e duhura”, deklaroi Kurtullmush.

Zëvendëskryeministri u ndalë edhe në pengesat dhe ndërhyrjen e policisë holandeze ndaj qytetarëve turq.

“Qytetarët tanë të lënduar në këtë ngjarje, ata që kanë qenë të ekspozuar ndaj të gjitha ofendimeve dhe dhunës deri sa ishin duke përdorur të drejtën e tyre të lirisë së shprehjes, natyrisht se do të kërkojnë të drejtën e tyre. Turqia do të jap çdo lloj mbështetje qytetarëve të saj në këtë drejtim”, bëri të ditur Kurtullmush.

Udhëheqja e Holandës ditën e shtunë nuk lejoi uljen e avionit të Ministrit të Jashtëm të Turqisë, Mevlyt Çavushollu (Mevlüt Çavuşoğlu), ndërsa Ministren e Familjes dhe Politikave Sociale, Fatme Betyl Sajan Kaya (Fatma Betül Sayan Kaya) nuk e kishte lejuar të hyjë në konsullatën turke në Rotterdam.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit