10.4 C
Pristina
Tuesday, November 19, 2024

Anija turke me ndihma mbërrin në Palestinë

Më të lexuarat

Anija nga Turqia “Şefkat” (Dhembshmëria) e ngarkuar me dhjetë mijë tonë ndihma dedikuar Gazës ka arritur në Portin e Ashdodit në Izrael, raporton Anadolu Agency (AA).

Anija që ishte nisur nga Mersini i Turqisë ka hedhur spirancën në Portin e Asdhdodit pas një rrugëtimi që zgjati 40 orë. Anija u prit nga ambasadori turk në Tel Aviv Kemal Ökem dhe kryetari i Departamentit të Përmirësimit pranë Drejtorisë Turke për Menaxhimin e Katastrofave dhe Emergjencave (AFAD), Cengiz Akın.

Në anije gjenden paketa ushqimore, veshmbathje, lodra, mjete shkollore dhe rreth një mijë biçikleta për fëmijët si dhuratë për festën e Bajramit. Ndihmat janë grumbulluar me koordinimin e AFAD-it, kurse do të dërgohen në Gaza dhe do të shpërndahen për nevojtarët po ashtu nën koordinimin e AFAD-it, pasi të kryhen procedurat e shkarkimit.

Për AA, Cengiz Akın theksoi se sasia e ndihmave arrin në dhjetë mijë tonë dhe rikujtoi se edhe vitin e kaluar kishin gëzuar banorët e Gazës para festës së Bajramit, me urdhër të presidentit turk Recep Tayyip Erdoğan.

“Edhe këtë vit ndodhemi në Portin e Ashdodit. Me lejen e Allahut, nesër në Gaza do të fillojmë me shpërndarjen e këtyre ndihmave”, shtoi Akın.

Akın tha se ndihmat që do të dërgohen në Gaza para Bajramit do t’i prezantohen banorëve si “dhuratë Bajrami”.

Përndryshe, pas marrëveshjes për normalizimin e marrëdhënieve me Izraelin, Turqia vitin e kaluar kishte dërguar dy anije me ndihma në Gaza.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit