3 C
Pristina
Monday, December 23, 2024

Angolë: Ashpërsohet lufta ndaj Islamit, mbyllen të gjitha xhamitë

Më të lexuarat

Autoritetet në Angolë kanë marrë masa të rrepta për ndalimin e Islamit, duke e konsideruar atë si një kult e jo si fe.

Ministri i Kulturës së Angolës Rosa Cruz de Silva tha se sa i përket Islamit, procesi i “legalizimit” nuk është miratuar nga Ministria e Drejtësisë dhe të Drejtave të Njeriut. Prandaj të gjitha xhamitë do të jenë të mbyllura deri sat ë merret një tjetër vendim, ka raportuar africanglobe.net.
“Duhet të theksohet se qeveria Angolan ka bërë mbylljen e të gjitha xhamive parimisht dhe pa paralajmërim. Vetëm dy xhami të vendosura në Luanda kanë marrë tashmë një dokument paralajmërimi.
Në fillim të tetorit 2013, muslimanët u tronditën kur panë minaren e xhamisë së tyre të shkatërruar. Autoritetet vendase njoftuan se muslimanët nuk janë të mirëpritur në Angola, dhe qeveria e Angolas nuk është gati për legalizimin e xhamive në vend.
Sipas raportit për liritë fetare të vitit 2008, Islami në Angola është fe për minoritetet dhe ka 80.000 – 90.000 besimtarë, të përbërë kryesisht nga emigrantët që vijnë nga Afrika Perëndimore dhe familjet me origjinë libaneze.
Muslimanët përbëjnë mes 2.5 deri 3 për qind të popullsisë së përgjithshme, ndërsa vendi ka 17 milionë banorë, shumica krishterë.
Në dekadën e fundit komuniteti mysliman në Angola është rritur ndjeshëm, dhe aktivitete islame janë bërë më të zakonshme në qytetet e mëdha. /mszh/kohaislame

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit